Kosova vazhdon të humbë miliona euro, rryma në veri shitet pa leje

23.05.2020 20:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kosova vazhdon të humbë miliona euro, rryma në veri shitet pa leje

Ka rreth 10 vjet që kompania “Elektro Sever” vepron jashtëligjshëm në veri të Kosovës.

Ajo bën furnizimin me energji elektrike, por tani pas marrëveshjes me Rrjetin Evropian të Energjisë Elektrike, kjo kompani po pritet që të aplikojë për licencim.

Megjithëkëtë, për një gjë të tillë nuk ka afate të përcaktuara e kjo veprimtari ilegale ka çuar në humbje të miliona eurove, kurse për humbjet dhe të gjitha shpenzimet e tjera përgjegjësi do të marrë KOSTT-i, raporton KTV.

Për shkak të mundësisë që “Elektro Sever” të mos aplikojë fare, Kosova do të vazhdojë me humbjen e energjisë në këtë pjesë.

Për ta ndaluar këtë, Rinora Gojani nga “Ballkan Green Fondation”, thotë se institucionet duhet t’i caktojnë një afat për aplikim “Elektro Severit”.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë ka njoftuar se deri më tani “Elektro Severi” nuk ka aplikuar ende për licencim.

Një gjë e tillë parashihet me marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë e arritur në vitin 2013 në Bruksel.

Shpenzimet e energjisë elektrike në veri për disa vite u janë faturuar pjesës tjetër të qytetarëve të Kosovës, derisa Gjykata e Apelit e ndaloi një gjë të tillë.

Nga ajo kohë, për rrymën në veri janë paguar nga buxheti i Kosovës, tetë milionë euro çdo vit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Shumë lagje në Prishtinë do të mbesin 12 orë pa rrymë

​Kurti: Përmes marrëveshjes së Uashingtonit, Serbia dëshiron të rinegociojë statusin e Kosovës

Vijnë konfirmimet, Interi edhe më afër Arturo Vidalit

​Haxhiu i reagon Mustafës: “Zajednica” është edhe synim edhe kërkesë e Serbisë

​Hoti i përgjigjet PDK-së: Për 100 ditë e kthyem Kosovën aty ku e ka vendin

​Mustafa u përgjigjet akuzave të VV-së për “Zajednicën”

Rishikimi i buxhetit të Maqedonisë së V., të orientohet në menaxhimin e pandemisë

PDK: Qeveria Hoti e futi Kosovën në listën e zezë për keqmenaxhimin e pandemisë dhe firmosi bashkëpronësinë e Ujmanit me Serbinë

​Selimi i përgjigjet Veselit: Duhet të jeni serioz që të thirreni në seriozitet

3 të vdekur dhe 70 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Marrëveshja Kosovë-Serbisë për shkëmbimin e informacioneve, kështu e komentojnë ekspertët

Opozita akuzon Hotin për suspendim të shtetësinë dhe heqje dorë nga politika e jashtme

Prokurori serb flet për bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Specialen: I vetmi që hyra në selinë e Williamson në Bruksel

Kryediplomatja Haradinaj i reagon Gjykatës së Vranjës për padinë ndaj Ragmi Mustafës

Pas ndalimit të importit të vajit të palmës, fermerët anulojnë protestën

Veseli thotë se nuk bëhen pjesë e qeverisë Hoti, kritikon ashpër VV-në