Kosova U17 merr një fitore të madhe, mposht Zvicrën

E publikuar: 29/10/2018 17:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Kosovës U-17 ka shënuar fitore tejet të rëndësishme përballë Zvicrës, me rezultat 1-0.

Kjo fitore e djelmoshave të Kosovës erdhi në kuadër të Grupit 5 për kualifikimet e Evropianit 2019 që po mbahen në Qipro.

Pas ndeshjes së parë në të cilën janë mundur nga Skocia me rezultat 1:2, kësaj radhe të përzgjedhurit e Besnik Kollarit krahas lojës së mirë kanë arritur të arkëtojnë edhe pikët e plota.

Golin e fitores së madhe për “Dardanët” e rinj e ka shënuar Valon Zumberi, në minutën e 63-të.

Në ndeshjen e fundit Përfaqësuesja U17 do të luajë përballë Qipros.

Kjo kombëtare në ndeshjen e parë kishte humbur 0-3 nga Zvicra, derisa sot ka barazuar 1-1 me Skocinë.

Në këtë grup, momentalisht prinë Skocia me katër pikë, ndërsa Kosova dhe Zvicra ndajnë vendin dy dhe tre me nga një pikë. /Telegrafi/