Kosova, trampolina e re e BE-së për Rusinë pas BREXIT

23.01.2019 08:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kosova, trampolina e re e BE-së për Rusinë pas BREXIT

Autor: Gurakuç Kuçi

Kur Bismarkubënte ekuilibrin të forcave dhe realpolitikësnë Evropë dhe me oborret lindore (Rusinë Cariste, Perandorinë e Austrisë/Austro-Hungarisë, Prusisë/Gjermanisë), për çështjen lindore, konkretisht Ballkanin, ai nuk kishte interesim të merrte koncensionepër Prusinë/Gjermaninë në Ballkan, por vetëm se për të shmangur përçarjen e aleancës për shkak tëGadishullit. Për çështjen shqiptare, nëKongresin e Berlinit, Bismarku ishte shprehur se “Shqipëria nuk është asgjë më shumë se sa një nocion gjeografik”.

Ballkani u përdor si një trampolinë e haraqeve për ruajtjen e ekuilibrave të fuqive të mëdha. Ndërsa, në fillim të shekullit XX, ishte Perandoria e Austro-Hungarisë, që pas luftërave ballkanike, do shpëtonte pak nga trojet e Shqipërisë, me tendencën e vetme gjeostrategjike, që të mos lejonte serbët të dilnin në Detin Adriatik, sepse çdo port i Serbisë ishte edhe port i Rusisë.

Madje, zjarrit të luftës së parë botërore, deri në një masë iu fry në Ballkan. Mirëpo, duke u shfrytëzuar Ballkani si një trampolinë për haraqet e fuqive të mëdha mbeti një gadishull i ndarë nga dyndjet dhe ndarjet e thella që kishin krijuar fuqitë që nga Perandoria Osmane e këndej, e madje edhe shtetet dhe federatat komuniste.

Përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe rënia e bllokut komunist lindor, në pjesën e Ballkanit Perëndimor do të ishte i përgjakshëm.Ndërmarrje luftarake e Serbisë me tendencën për të pushtuar gjithë ish-Jugosllavinë dhe Ballkanin Perëndimor, e të bënte një spastrim masiv në Kosovë. Veprimet e Serbisë detyruan forcat e NATO-së që të bënin një intervenim humanitar, dhe të largonin forcat ushtarake të Serbisë. Për pasojë duke mos pasur një zgjidhje tjetër më të mirë, Kosova shpalli pavarësinë me 17 shkurt 2008.

Pas një procesi të njohjeve edhe nga shumica e vendeve të vetë Evropës e më gjerë, e sidomos nga një përkrahje e SHBA-së, çështja e Kosovës tani është kthyer në një trampolinë të Bashkimit Evropian, për të mbajtur në anije Rusinë, nga e cila varet për lëndën djegëse të gazit dhe një tregtie të begatshme. Përveç tjerash edhe një fqinjë, i fuqishëm, si Rusia e cila duke gjetur alternativa për gazin e saj deri në Kinë si aksi alternativ Kinë-Rusi-Iran, dhe me Indinë ku deri me 2025 Rusia dhe India parashohin që tregtinë ta arrijnë deri në 50 miliardë dollarë, kjo i ka mundësuar Rusisë që të përfitojë më shumëseç do ishte në gjendje të fitonte para 10 vjetëve në pazarin e koncesioneve gjeostrategjike.

Rikthimi i Rusisë në lojë duke filluar me betejën si kundërpërgjigje ndaj Kosovës në Gjeorgji me shkëputjen e Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, pastaj Krimenë nga Ukraina dhe luftës në pjesën tjetër tëDonetsk dhe Luhansk dhe nëTransnistri, tëgjitha këto vende pas aspiratave të tyre për NATO dhe BE, e me konflikt të nxitur edhe nëNagorno-Karabah, me ndihmën e suksesshme ndaj Assadit të Sirisë, arriti që të rikthehet fuqishëm në arenën ndërkombëtare, pa harruar edhe pjesën e luftës në përfshirje mes vendeve në Ballkan, në luftën kibernetike e tendenca për tu interferuar në zgjedhje elektorale dhe duke mbajtur nga ana ruse edhe shtete “kuaj tëTrojës” brenda vetë BE-së.

Nga e gjithë kjo lojë, beteja e humbur në Ballkanin Perëndimor nga ana e Rusisë, pas rrethimit nga NATO edhe të aleatit të saj Serbisë, Rusia megjithatë nuk u dorëzua dhe tani dëshiron një koncesion të mirë strategjik për të ruajtur intereferencën e saj në Ballkanin Perëndimor, gjithnjë duke shfrytëzuar qasjen e vendeve të Evropës të mendësisë së ekuilibrit të forcave nëdisfavor të vlerave amerikane.

BE-së, nuk i ka mbetur asnjë vend në Ballkanin Perëndimor për koncesione ndaj Rusisë dhe Serbisë, duke përjashtuar Kosovën. Tani kur mundësitë janë mbyllur me Shqipërinë dhe Malin e Zi në NATO, me Maqedoninë qëështë shumë afër, të gllabërohet nga koncesionet për ndere të Rusisë dhe favore të BE-së mbetet Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, por për momentin është Kosova.

Dialogu dhe pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, iu la në dorë BE-së, duke e quajtur vetën vetëm lehtësues, por që realisht është faktori kryesor që shtyn përpara nëpërmjet këtij dialogu interesat e saj me Rusinë e që e bënë të nxjerrë përfitime edhe Serbinë.

Kosova u detyrua që të bëjë njëdemarkim kufiri me Malin e Zi, ku këtij shteti i jepte afër 9000 hektarë tokë në emër të liberalizimit të vizave, (qëllimi ishte tjetër, lexo më poshtë) por as pas kësaj nuk u realizua premtimi.KomisionariJohannesHahn së fundmi gjatë një vizite në Kosovë tha se liberalizimi i vizave mund të ndodhë me 2020.Kjo vizitë e Hahn erdhi vetëm pasi Kosova i vuri taksë prej 100% importeve nga Serbia, në shenjë proteste pasi kjo e fundit nuk i përmbahet marrëveshjes së Brukselit ku nuk duhet që të pengojë Kosovën për integrim në organizatat ndërkombëtare. Madje e bëri edhe një rivizitë krejtësisht jotransparente për opinion publik.

Serbia, shumicën e marrëveshjeve me Kosovën nuk iu është përmbajtur, ka tentuar që të vë linjë treni ilegal me ndihmën e Rusisë “treni rus” me mbishkrime shoviniste në veri të Kosovës, të ndajë veriun e Kosovës me muri, ka penguar anëtarësimin e Kosovës nëçdo organizatë ndërkombëtare, përdor politika dumping për të dëmtuar tregun e Kosovës, nuk pranon diplomat, targat dhe asnjë dokument nga Kosova, nuk zbaton marrëveshjen për energjinë, e për asnjë nga këto nuk kritikohet nga BE-ja por tolerohet vazhdimisht. Madje edhe shpërblehet me liberalizim të vizave, hapje të kapitujve të MSA-së, fonde nga BE-ja dhe të luaj lojën e dy karrigeve, edhe me Rusinë edhe me BE-në. Madje, kur Hahn i BE-së vizitonte Kosovën për të mbrojtur Serbinë, kjo e fundit priste dhe thellonte marrëdhëniet me Rusinë.

Kosova, është e izoluar dhe përveç se i kërkohet që të heqë taksën dhe toleroj Serbinë, kritikohet vazhdimisht për çdo veprim që vendos shtetësinë e saj, madje edhe atëherë kur Kosova dëshiron që të krijoj një ushtri të vogël me armatim të lehtë, por lejohet Serbia që të blejë aeroplanë ushtarakë nga Rusia pa as të vetmin problem.

BE-ja duke qenë nën presionin e Rusisë, sidomos pas BREXIT, ndaljen e Rusisë e ka gjetur pikërisht tek pjesëkoncensionalesi Kosova dhe këtu tolerohet edhe Serbia.

Korrelacioni është ky: për të zënë vend Perëndimi në Gjeorgji, duhej të sakrifikohej Osetia Jugore dhe Abkhazia, për të zënë vend Perëndimi në Ukrainë, duhej të sakrifikohej Krimea, dhe për të zënë vend Perëndimi në Ballkanin Perëndimor, koncesionet janë mbi kurrizin dhe truallin e vogël të Kosovës.

Kosova me demarkim ia dha Malit të Zi një pjesë strategjike e cila mund të shfrytëzohet potencialisht nga NATO, ndërsa në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë, gjasat që me demarkim Serbisë t’i jepet maja e Pançiqit, vargmalet e Kopaonikut, prapë me presion nga BE-ja, janë reale, aty ku gjendet edhe telekomanda ushtarake e ndërtuar në ish-Jugosllavi e cila ka aftësi të fusë nën amplitudën e saj gjithë Mesdheun dhe një pikë e përshtatshme sigurie për Rusinë si koncesion për pjesët tjera strategjike të Ballkanit Perëndimor.

BE-ja e vënë nën presion nga humbja e fuqisë së saj pas BREXIT dhe politikës së SHBA-së në njërën anë,përçarjet e brendshme dhe dështimet demokratike, Turqisë, dhe Rusinë si fuqi e cila është treguar e aftë që të ndërhyjë në punë globale në çdo vend, mëshirën e zbutjes së kësaj të fundit po e gjen në Kosovë.

Kosova si një vend tampon, laborator eksperimentesh i paqes dhe luftës ndërmjet fuqive të mëdha, po përjeton tkurrjen e vazhdueshme edhe pse ka vetëm pak mbi 10.000 km2, njëherë duke i dhënë Malit të Zi pikë strategjike që të përdoret nga NATO sa më parë, e në anën tjetër Serbisë me Kopaonikun e ndoshta edhe gjithë veriun ku është i banuar me shumicë serbe, një tokë plot me pasuri natyrore, në emër të “korrigjimit” historik të kufijve me Luginën e Preshevës nga Serbia.

E gjithë ky regres në politikën ndërkombëtare i Kosovës vije edhe për vetë fajin e Kosovës, por që po i konvenon edhe vet BE-së, i tillë si Presidenti i vendit, pasi janë lehtë të menaxhueshëm duke u kërcënuar me ndëshkim nëse nuk veprojnë sipas dëshirave të BE-së.

Sidoqoftë, ky laborator (Kosova) mund të shpërthej nga përzierjet e gabuara, dhe një shpërthim nuk arrin asnjëherë askush të dijë se nga i gjuan shkëndijat të cilat mund të krijojnë edhe vatra të reja të zjarrit.

Nëse nuk ndalet procesi i “korrigjimit” të kufijve, nuk i jepet Kosovës liberalizimi dhe perspektiva e qartë evropiane, nuk ndëshkohet Serbia për shkeljet në çdo mënyrë të të drejtave të ekzistencës së Kosovës si shtet (Shpallja e Kosovës si shtet është legjitimuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë), dhe nuk krijohet një qasje që shqiptarët në Ballkan të kenë vendin sic e meritojnë popujt e civilizuar, atëherë pakënaqësitë shqiptare janë të mëdha në gjithë Ballkanin Perëndimor e shkëndijat e para shpejt mund të ndihen në Ballkanin Perëndimor.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi