‘Kosova së shpejti do të ketë edhe njohjen e 115-ë ndërkombëtare’

E publikuar: 22/07/2017 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova i siguruar votat e nevojshme për pranim në organizatat ndërkombëtare si në UNESCO dhe INTERPOL.

Ndërkaq, një shtet tashmë ka përmbyllur të gjitha procedurat e saj për njohjen e Republikës së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar në një intervistë dhënë gazetës Zëri ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Kosovës do t’i vijë shumë shpejt edhe njohja e 115-ë ndërkombëtare.

Këtë e ka zbuluar në një intervistë dhënë gazetës Zëri ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Sipas tij, tashmë janë përmbyllur të gjitha procedurat dhe pritet vetëm zyrtarizimi i njohjes, duke mos dashur që të ngutet dhe ta zbulojë emrin se për cilin shtet bëhet fjalë.

Në këtë intervistë ministri në detyrë ka konfirmuar po ashtu se Kosova tashmë ka siguruar edhe votat e nevojshme për pranim në organizatat ndërkombëtare si në UNESCO dhe në INTERPOL.

Zëri: Zotëri Hoxhaj, kemi pasur një stagnim të njohjeve të reja të shtetit. Ju thatë që keni vizituar vende të shumta në vitin e fundit ku keni lobuar për çështje të ndryshme. Po për njohjet e reja a mund të presim ndonjë të tillë së shpejti?

Hoxhaj: Ka një vend i cili ka marrë vendimin për njohje dhe unë pres që do të shpallet shumë shpejt ky vendim. Sa i përket asaj se cili është ky vend, unë asnjëherë nuk kam folur me emra të vendeve sikurse vitin e kaluar kur kam deklaruar 4-5 javë para se Singapori ta shpallë njohjen që një vend do ta njohë Kosovën, dhe Singapori më pas e shpalli atë. Apo vitin e kaluar kur isha me vizitë në Gajane, ku takova presidentin e Surinamit dhe më kishte premtuar se do ta merrte vendimin për njohjen e Kosovës, kemi folur disa herë në telefon me të dhe mandej është marrë vendimi. Megjithatë, ne kemi informatë se një vend i ka përmbyllur të gjitha procedurat dhe nuk e praktikojmë që të flasim në emër të vendeve të tjera, pasi që detyra ime si ministër i Jashtëm është që të ruajë kredibilitetin e vendit, por edhe kredibilitetin e atyre të cilët morën vendim që ta njohin Kosovën.