Kosova në kualifikimet për EuroBasket 2017

E publikuar: 13/03/2015 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas pranimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës në FIBA, kjo e fundit ka paralajmëruar se nga vera do të fillojë inkuadrimin e klubeve kosovare në garat evropiane, raporton Koha.net.

Nga vjeshta e këtij viti pritet që klubet të luajnë në EuroChallenge derisa përfaqësuesja e Kosovës pritet të marrë pjesë në kualifikimet për kampionatin evropian EuroBasket 2017.

Këtë e ka konfirmuar edhe kreu i FBK-së, Erolld Belegu, i cili në emisionin Interaktiv të KTV-së, ka thënë se nga vera Kosova do të fillojë pjesëmarrjen nëpër garat evropiane me gjeneratat e reja, kurse nga vjeshta të garojë me ekipet seniore.

“Nga kjo verë Kosova do të fillojë pjesëmarrjen nëpër garat evropiane me gjeneratat e reja kurse nga vjeshta Kosova do të garojë edhe në kualifikimet për EuroBasket 2017”, ka thënë ai.