Kosova pranohet në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë

E publikuar: 09/07/2018 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova është pranuar në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.

“Ky është sukses i madh për diplomacinë tonë parlamentare sepse e forcon subjektivitetin tonë si shtet i pavarur dhe sovran”, deklaroi ai duke shtuar se kjo është organizata më e madhe parlamentare ku është pranuar deri tash Kosova.