Kosova planifikon të dërgojë punëtorë sezonal në Katar, Gjermani dhe Austri (Video)

E publikuar: 22/06/2015 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova do të jetë në botërorin 2022 në Katar. Edhe nëse FIFA nuk e pranon Federatën e Futbollit për këto lojëra, kosovarët do të jenë atje, të paktën për të ndërtuar qytetin sportiv.

Dhe kjo ka gjasë të arrihet me një marrëveshje që pritet të nënshkruhet mes dy Ministrive të Punës të të dyja shteteve në pjesën e fundit të këtij viti, raporton KTV.

Por, lajmet nga Katari janë të tmerrshme sa u përket të drejtave të punëtorëve. Për shkak të kushteve të rënda dhe shpesh tentim ikjes së punëtorëve, atyre në momentin e shkuarjes atje u konfiskohen edhe pasaportat.

Ky fakt ka shqetësuar edhe Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, e cila ka tërhequr vërejtjen që të ketë kujdes se me kë po lidh kontratë ministria.

Por, ministri duket i qetë në këtë aspekt, pasi thotë se ka kërkuar nga Katari që atje të dërgohen kompani ndërtimi e jo vetëm punëtorë.