Ligji për Prishtinën parashihet të kalojë deri në qershor

E publikuar: 20/01/2016 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në strategjinë legjislative për 2016-n, Qeveria ka përfshirë edhe Ligjin për kryeqytetin e Republikës së Kosovës – Prishtinën. Aprovimi në Ekzekutiv planifikohet të bëhet në fund të qershorit.
Midis ligjeve të tjera që prekin pushtetin lokal, e që do t’u nënshtrohen ndryshimeve, është edhe ai për kufijtë administrativë të komunave, shkruan sot “Koha Ditore”.
Qeveria planifikon që sivjet të bëjë edhe një ligj për vete.
Në anën tjetër, Ministria e Administratës Publike do të sponsorizojë ndryshime në dy ligje bazë për punëtorët që janë pjesë e sektorit publik. Do të preket Ligji për shërbimin civil dhe ai për Administratën shtetërore.
Një ligj i ri, që planifikohet të hartohet deri në fundvit, është ai për pagat që realizohen nga buxheti i Kosovës.