Kosova përfiton nga Gjermania 8 milionë euro grant për projektin e Mënjanimit të Ujërave të Zeza për Prizrenin, Pejën dhe Gjakovën

13.06.2018 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kosova përfiton nga Gjermania 8 milionë euro grant për projektin e Mënjanimit të Ujërave të Zeza për Prizrenin, Pejën dhe Gjakovën

Qeveria e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, e përfaqësuar nga Banka Zhvillimore Gjermane (KfW), sot nënshkruan Marrëveshjen Financiare të grantit për projektin “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore – FAZA V”

Në prezencën e ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave Bedri Hamza në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe nga udhëheqësi i zyrës së KfW René Eschemann në emër të Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, gjithashtu prezentë në këtë takim ishin edhe kryeshefat e Kompanive Regjionale të Ujësjellësve të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës.

Ministri Bedri Hamza gjatë takimit the se jam shumë i lumtur që sot ne si Qeveri e Kosovës nënshkruam marrëveshjen “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore – FAZA V” më konkretisht për Prizrenin, Pejën dhe Gjakovën me Qeverinë Gjermane e cila si çdo herë tjetër edhe sot po dëshmon se është partner kyç për vendin tonë.

Ai gjatë takimit tha se Gjermania ka dhënë për Kosovën 86 milionë euro, ku 50% e tyre janë në formë të granteve, ndërsa kjo është Marrëveshje e cila e ngrit shumën e marrëveshjeve që janë në formë të grantit, kontribut financiar pa kthim, pra para falë. Nga këto 86 milionë 50% me marrëveshjen që nënshkruam sot janë grante, donacione të institucioneve të Gjermanisë, gjë për të cilat e falënderojmë ambasadorin, institucionet gjermane dhe taksapaguesit gjerman që po kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Është faza e V për investime në fabrikat e këtyre qyteteve për trajtimin e ujërave të zeza, të cilat fabrika janë ndërtuar me ndihmën e Qeverisë Gjermane përmes granteve. Andaj, sot marrëveshja po nënshkruhet për të avancuar më tutje këto investime të bëra deri më tani.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me vendosjen e kamerave nëpër rrjete për këto Komuna për identifikimin e nevojave për investime, dhe pastaj këto të dhëna vendosen në sistemin GIS (Sistemin Informativ Gjeografik), ku në të ardhmen, me investim tashmë të zotuar të Qeverisë Gjermane, do të mundësohet edhe ndarja e ujërave të zeza nga ujërat atmosferikë.

Edhe një herë falënderoj Qeverinë Gjermane si dhe popullin gjerman, ku përmes taksave të tyre ne sot po realizojmë projekte të cilat janë të lidhura drejtpërsëdrejti me popullatën e Kosovës, si dhe Komunat dhe Kompanitë Rajonale të Ujësjellësve në fjalë të cilat janë treguar partnerë serioz për implementimin sa më të shpejtë të këtyre projekteve.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, tha se të gjitha fondet e dhëna nga Gjermania për trajtimin e ujërave të zeza janë në formë të granteve dhe se Gjermania do vazhdojë të mbështesë Kosovën në këtë sektor.

Mbetemi të angazhuar dhe do të vazhdojmë me mbështetjen për trajtimin e ujërave të zeza në shumën prej 8 milionë euro sepse këto projekte kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve dhe për ambientin dhe natyrën. Të gjitha fondet e dhëna nga Gjermania për trajtimin e ujërave të zeza janë në formë të granteve dhe zbatohen nëpërmjet KfW-së.

Kurse udhëheqësi i zyrës së KfW, René Eschemann, tha se ky projekt ka ndikim më të madh për qytetarët sesa furnizimi me ujë.

Kemi investimet që kanë mbërri në 41 milionë euro, në tri qytetet fabrikat për trajtimin e ujërave të zeza janë në proces të zbatimit dhe këto 8 milionë do të përdoren për rehabilitime tjera shtesë. Ndikimi i këtyre projekteve duket më pak për qytetarët por ndikimi real është më i madh sesa furnizimi me ujë tha ai.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Edhe Pacolli u bashkohet lutjeve për djalin e Halil Kastratit

Edhe Pacolli u bashkohet lutjeve për djalin e Halil Kastratit

Kërcen nga banesa në Mitrovicë, viktima po lufton me jetën në spital

Kërcen nga banesa në Mitrovicë, viktima po lufton me jetën në spital

Limaj: Dialogu i së dielës, vetëm takim i radhës i Thaçit me Vuçiqin

Limaj: Dialogu i së dielës, vetëm takim i radhës i Thaçit me Vuçiqin

McAllister: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet e Brukselit

McAllister: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet e Brukselit

FIFA dënon Serbinë me 10 mijë franga

FIFA dënon Serbinë me 10 mijë franga

Veton Surroi jep një lajm të keq: S’ka viza sivjet

Veton Surroi jep një lajm të keq: S’ka viza sivjet

Nesër nis stina e verës

Nesër nis stina e verës

Xhabir Zharku: U largova nga drejtësia për shkak të padrejtësisë

Xhabir Zharku: U largova nga drejtësia për shkak të padrejtësisë

“E djathta ekstreme nuk do ta zhbëjë BE-në, por ta kontrollojë siç është”

“E djathta ekstreme nuk do ta zhbëjë BE-në, por ta kontrollojë siç është”

Indonesi, fundosja e tragetit, 190 të zhdukur

Indonesi, fundosja e tragetit, 190 të zhdukur

Gjykata merr vendim për Dibran Hoxhën

Gjykata merr vendim për Dibran Hoxhën

Për vdekjen e nënës, familja gjilanase fajëson autoambulancën

Për vdekjen e nënës, familja gjilanase fajëson autoambulancën

Delawie optimist: Ky është viti i suksesit në dialog me Serbinë

Delawie optimist: Ky është viti i suksesit në dialog me Serbinë

Zhdukjet e mistershme të foshnjave kosovare në vitet e 70-ta, flasin familjarët

Zhdukjet e mistershme të foshnjave kosovare në vitet e 70-ta, flasin familjarët

Kim Jong Un mbyll vizitën në Kinë

Kim Jong Un mbyll vizitën në Kinë

Pse BQK nuk publikon emrat e bankave të dënuara që kanë dëmtuar 10 mijë klientë (Video)

Pse BQK nuk publikon emrat e bankave të dënuara që kanë dëmtuar 10 mijë klientë (Video)