Kosova “pa kryeqytet”

E publikuar: 30/08/2015 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka gjashtë vjet prej kur është iniciuar projektligji për Prishtinën, por ai ende vazhdon të qëndrojë nëpër sirtarët e institucioneve përgjegjëse, raporton KTV.

Por, kanë mjaftuar vetëm tetë muaj që të arrihet krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

Shefja e kabinetit të kryetarit të Prishtinës thotë se po të miratohej ligji për kryeqytetin, do të ishte në të mirën e tërë vendit, ndërsa themelimi i AKS-së, sipas saj, do t’i sjellë vetëm të këqija Kosovës.

Themelimin e AKS-së e sheh të padrejtë edhe analisti Bekim Salihu.

Derisa arsyetimi për vonesat për ligjin e kryeqytetit nga Qeveria ka qenë buxheti, Salihu thotë se një gjë e tillë nuk e pengoi Kosovën të pranojë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Se ligji për Prishtinën është dashur të krijohej qysh moti, e thotë edhe Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, përcjell Koha.net. E mendimet e Ibrahimit mbesin vetëm rekomandime, aq sa e ka fuqinë edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.