Kosova pa Kolollin e Kryeziun, formacioni i mundshëm ndaj Ishujve Faroe

E publikuar: 14/10/2018 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndeshjen e katërt në Ligën e Kombeve.

Pas tri ndeshjeve të para, Kosova e sheh vetën në krye të Grupit 3 në Ligën D me shtatë pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e katërt e zhvillojmë në udhëtim tek Ishujt Faroe me qëllimin për të vazhduar me fitore.

Trajneri Bernard Challandes do të ketë mungesa në këtë takim, pasi golashënuesi i dyfishtë ndaj Maltës, Benjamin Kololli ka pësuar një lëndim.

Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu dy mungesat e mëdha të Kosovës ndaj Ishujve Faroe

Kololli nuk do të paraqitet fare ndaj Ishujve Faroe, ndërsa mungesë e madhe do të jetë edhe Hekuran Kryeziu që mungon për shkak të kartonëve.

Në portë do të jetë i përhershmi, Samir Ujkani ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes Mërgim Vojvoda.

Amir Rrahmani do të luaj si mbrojtës qendre së bashku me Andin Dallkun, ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes s’postohet Fidan Aliti.

Herolind Shala do të vazhdojë të jetë titullar ndërsa partneri i tij në prishjen e aksioneve të kundërshtarëve pritet të jetë Idriz Voca.

Tre futbollistët mbrapa sulmuesit nuk pritet të ndryshohen nga ndeshja e fundit.

Edon Zhegrova në të djathtë, Arbër Zeneli në të majtë ndërsa Valon Berisha në pozitën 10.

Sulmi pritet t’i besohet përsëri Vedat Muriqit i cili shënoi një gol të bukur ndaj Maltës.

Ishujt Faroe – Kosova pritet të fillojë nga ora 18:00. /Telegrafi/