Kosova nuk e pranon diktaturën

E publikuar: 18/03/2016 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë zhvilluar një aktivitet simbolik tek Ministria e Punëve të Brendshme ku në njërën anë kanë lënë pankartat shumëngjyrëshe përmes të cilave kërkojnë drejtësi dhe poashtu kanë hedhur ngjyrë të zezë mbi logon e kësaj ministrie. Këtë ministri e ka kapluar faqja e zezë. Kjo është pamja e saj e vërtetë me veprimet e fundit që janë arrestime, bastisje e deportime e përndjekje të opozitës.

Nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Driton Çaushi tha se demokracia dhe fjala e lirë po rrezikohen sot si asnjëherë më parë në periudhën e pasluftës në republikën e Kosovës.

“Vendi, si pasojë e pushtetit policor Mustafa-Thaqi po rrëshqet përditë e më tepër drejt diktaturës. Gjatë muajve të fundit, e sidomos ditëve të fundit aktivistët e LV V po i nënshtrohen një dhune e represioni brutal, nga arrestimet e bastisjet e njëpasnjëshme, rrahjes në stacionet policore, montimet e rasteve gjyqësore, përgjimet e komunikimeve private, fushatave linquese nga mediat e pushtetit e deportimeve të aktivistëve nga Shqipëria”, tha Çaushi.

Kosova nuk e pranon diktaturën. Ne nuk do të ndalemi derisa Kosova të jetë një Republikë të drejtë dhe demokratike.
/Infosot