Kosova njihet edhe nga Xhamajka

E publikuar: 20/02/2020 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se shteti i Kosovës është njohur edhe nga Xhamajka

“Lajm i mrekullueshëm! Sapo u njoftova nga ambasadorja Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si sovran dhe të pavarur. E di se ky është një rezultat i punës së madhe dhe lobimeve për vite me radhë, përfshirë edhe Eliot Engelin. Punë e mirë. Faleminderit miq të dashur nga Kingstoni”.