Kosova ndalon importin e mishit të derrit nga Hungaria, shkak “Murtaja Afrikane”

E publikuar: 04/05/2018 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndonëse ditë më parë Kosova ishte përfshirë në skandalin e mishit të prishur nga Belgjika, tani po rrezikohet nga mishi i importuar nga Hungaria.
Shteti fqinjë, Serbia, ishte njoftuar nga Hungaria për përhapjen e sëmundjes se ashtuquajtur “Murtaja Afrikane” dhe me të marrë lajmin kishte ndaluar importin e mishti nga ky shtet.

Edhe Kosova është importuese e mishtit nga Hungaria, afër 200 mijë kg mish i pulës është importuar nga Hungaria në Kosovë për tre muaj, janar-mars 2018.

Lajmi.net ka kontaktuar me zyrtarin për informim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, i cili tha se Kosova ka nxjerr vendim për masën e ndalesës së përkohshme të importit për kafshët e llojit të derrit, mishin e derrit dhe produktet nga mishit i derrit për shtetin e Hungarisë

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë javën e kaluar ka nxjerr vendim për masën e ndalesës së përkohshme të importit për kafshët e llojit të Derrit, mishin e derrit dhe produktet nga mishit i derrit për shtetin e Hungarisë”, ka thënë ai.

Sipas Thaçit, masa e ndalesës së importit të llojeve të mishrave të cekur më lartë, ka ardhur pas njoftimit për paraqitjen e sëmundjes së Murtajës Afrikane.

“Masa e ndalesës është marrë menjëherë pas njoftimit për paraqitje të sëmundjes Murtaja Afrikane. Masa e ndalesës do të jetë ne fuqi deri në nxjerrje të vendimit të ri”, tha ai në lidhje se a është informuar Kosova nga Hungaria për paraqitjen e kësaj sëmundje.

Sipas të dhënave të Doganës që posedon lajmi.net, në këta tre muaj janë importuar dy kategori të mishit të pulës nga Hungaria, “mishi i pulës, prerje pa kocka, të ngrira” janë importuar 163, 464.00 kg, ose e përkthyer në vlerë monetare, fiks 81, 779.92 euro. “Të tjera të brendshme prej pulës, të ngrira”, janë importuar 20, 965.00 kg, në vlerë prej 8, 208.80 euro. /F.Toplana/Lajmi.net/