Skuadra e Kosovës në basketboll ka arritur ta mposht Shqipërinë në ndeshjen miqësore , me rezultat 71-63.
Ndeshja e zhvilluar sonte në Tiranë ka qenë pa shikues, kurse në ndeshjen e nesërme ndërmjet dy skuadrave pritet të ketë edhe shikues.
Kosova ditë më parë ka zhvilluar miqësore edhe me Sllovakinë.
Garat parakualifikuese për Kosovën do të fillojnë më 2 gusht, ku në Pallatin e Rinisë do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër Maqedonisë.