Kosova mes sukseseve dhe dështimeve të mëdha !

E publikuar: 16/05/2016 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Florim Zeqa

Florim Zeqa

Rreziku nga tkurrja e serike e territorit të vendit

Lajmet e mira të pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA si dhe të rekomandimit për liberalizimin e vizave me kushtin e demarkacionit, kanë bërë që të harrohen problemet e hapura politike me Serbinë.
Nga momenti fillimit të bisedimeve politike me Serbinë fillojnë edhe hapat e parë të rrëshqitjes drastike të Qeverisë së Kosovës nga pavarësia e 17 shkurtit dhe elementet shtetformuese të Kosovës!
Përderisa fusnota* e Editës hoqi Republikën, fusnotat*** e Thaçit dhe Mustafës hoqën sovranitetin vendit me nënshkrimin e marrëveshjes në Bruksel për krijimin e Asociacionit të komunave serbe, me ç’rast nënshkruan ndarjen e sovranitetin e vendit në dysh,…me amnistimin e kriminelëve serb legjitimuan strukturat kriminale në veri,…me vendimin për krijimin Gjykatës speciale për krimet e luftës në Kosovë rrezikuan tjetërsimin e luftës çlirimtare,…me marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi rrezikuan tkurrjen territoriale të vendit,…
Nënshkrimet nga ana e Thaçit dhe Mustafës e (mos) marrëveshjeve me Daçiqin dhe Vuçiqin në Bruksel, Serbinë gjakatare e bënë hisetare në sovranitetin e shtetit të Kosovës në njërën anë, ndërsa në tjetrën i hapën rrugën Serbisë për anëtarësim në BE, përderisa kjo e fundit kosovarëve të viktimizuar ua ofroj liberalizimin e vizave me kushtin e humbjes së territorit të shtetit,…për ironi të faktit edhe kësaj pushtetarët kosovar po i thojnë sukses!
Po, i thonë kështu sepse dështimet dhe rrëshqitjet e njëpasnjëshme janë bërë qelës i suksesit të tyre personal, në pasurimin dhe ngritjen e tyre politike.
Krrekosjet e kryeministrit Mustafa me sukseset e parnimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, e kanë vetëm një qëllim; mbulimin e dështimeve në qeverisjen e vendit, msopërmbushjen e premtimeve elektorale dhe vendimeve të dëmshme për vendin.

Koalicioni PDK-LDK, i panatyrshëm dhe i paqendrueshëm

Me ndryshimet në kreun e PDK-së, koalicioni me LDK-në është bërë akoma më i panatyrshëm, i paqëndrueshëm dhe jofunksional për vendin. Andaj zgjedhjet e parakohëshme janë e vetmja zgjidhje për dalje nga agonia politike e vendit.
Lideri i ri i PDK-së, zoti Veseli, për të rritur besimin tek elektorati i kësdaj partie me imazh të rënduar, është i gatshëm në çdo kohë t’i jepë fund kurorës qeverisëve me LDK-në e Isa Mustafës, përderisa kësaj të fundit do t’i mbetët punë e vështirë në konsolidimin e saj të brendshëm.
Si rezultat i dëmtimit të imazhit, shkaku i koalicionit me kapësit e shtetit dhe disa fraksioneve politke nga brenda, LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme nacionale rrezikon të mos i prijë më as opozitës kosovare, ngase pushtetin edhe për një kohë të gjatë do ta shiqoj nga largësia opozitare, që i bie, të renditet e e katërta apo e pesta parti politike në vend.
Deri këtu e kanë sjellë LDK-në grupet e interesit të rreshtuara prapa një lideri të papërgjegjshëm politik, i cili për interesa të tija personale e dëmtoi rëndë kauzën e LDK-së, siq ishte në të kaluarën, parti e shpresës dfhe besës shqiptare.
Mbase këto fjalë mund t’i duken të idhëta dikujt nga radhët e LDK-së, por ky është realiteti i dhimbshëm në të cilin ka përfunduar subjekti me traditën më të gjatë politike në vend.

Tetë vjetë të humbura për Kosovën

Tetë vjet vendnumërim, rrethrrotullim, tetë vjet rrëshqitje dhe izolim ndërkombëtar për Kosovën nuk janë pak,…madje janë shumë për një shtet në formim e sipër, janë tepër shumë për një popull më varfëri të skajshme.
Por akoma më të rënda bëhen për një popull të varfër, që për tetë vite mbi supe barti një kastë politike të korruptuar dhe shantazhuar, të pasuruar skajshëm në kurriz të saj.
Këto tetë vitet e kaluara, po ashtu do të mbetën të paharruara për të pangopshmit, të pasuruarit nga abuzimet me pushtetin,…të cilët ëndërrojnë të mbetën prapë në pushtet apo të tjerët që shpresojnë të rikthehen sërish në fronin e artë.
Prandaj, tetë vjet nga njohja e saj ndërkombëtare, Kosova ndodhet në udhëkryqin e ri politik; mes sukseseve në fushën e sportit dhe dështimeve të mëdha në atë të politikës!