Kosova merr përkrahjen e Luksemburgut për heqjen e vizave

E publikuar: 28/03/2017 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni është takuar sot me  ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut Jean Asselborn.

Me këtë rast, Hyseni e njoftoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, si dhe për proceset aktuale të Republikës së Kosovës.

Të dy ministrat biseduan për çështjen e migrimit të pa rregullt të qytetarëve të Kosovës, të cilët po qëndrojnë në Luksemburgut dhe për format e marrëveshjes së riatdhesimit të tyre në Kosovë.

Po ashtu, kryediplomati i Luksemburgut, ofroi përkrahjen e shtetit të tij për Kosovën sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe në përkrahjen në nismat për anëtarësim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.