Kosova merr 20 milionë euro nga Gjermania

E publikuar: 08/02/2016 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës do të marr tash 20 milionë euro për projektet e vitit 2014 – 2015 nga Gjermania.

Kjo marrëveshje për bashkëpunim teknik është nënshkruar sot nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe zëvendës – ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Christina Gehlsen, transmeton kp .

U konfirmua se marrëveshja kap shifrën 20 milionë euro, 7.5 milionë janë për vitin 2014 kurse 12. 5 milionë për vitin 2015.

Ai tha se me këto mjetë do të mbështeten sektorët për reformë në drejtësi, arsim, punësim të të rinjve duke i integruar ata në tregun e punës.

Ndërsa zëvendës – ambasadorja Christina Gehlsen tha së kjo mbështetje i mundëson Kosovës integrimin në Bashkimin Evropian.

– See more at: http://gazetafjala.com/kosova-merr-20-milione-euro-nga-gjermania/#sthash.rksCEpwk.dpuf