Kosova më së shumti luftëtarë për kokë banori në Siri e Irak

E publikuar: 14/04/2015 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka hartuar një raport lidhur me shkaqet dhe pasojat e përfshirjes së qytetareve të Kosovës në luftërat e lindjes së mesme, përkatësisht në Siri dhe Irak.

Raporti krahason Kosovën me 21 vendet e tjera të Europës Perëndimore. Nga kjo del se Kosova dhe Bosnja kanë më së shumti luftëtarë për kokë banori në Siri dhe Irak. Nga ky studim del se Kosova listohet e 14 mes 22 vendeve perëndimore me numrin e luftëtarëve për kokë banori mysliman, raporton Indeksonline.

Strukturat e dobëta shtetërore në Kosovë që nga paslufta politika e paqëndrueshme, korrupsioni, varfëria, sistemini dobët ekonomik janë shkaqet kryesore të pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në grupe ekstremiste, thuhet ne raport./Indeksonline/