Kosova mburrej se ka lojtarë për tri përfaqësuese, tani mezi po e formon një

E publikuar: 16/08/2017 08:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jo shumë kohë më parë vlerësohej se Kosova ka lojtarë për tri përfaqësuese. Vlerësime të tilla jepte përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaki, shkruan sot Koha Ditore.

Por situata me të cilën po përballet aktualisht Bunjaki po dëshmon që Kosova megjithatë nuk ka numër aq të madh lojtarësh.

Është fjala për lojtarë me nivel, lojtarë të denjë që të luajnë për përfaqësuesen, përkatësisht që të përballen me lojtarët më të mirë të Kroacisë e Finlandës.

Kosova në fillim të shtatorit luan ndaj Kroacisë e Finlandës në kuadër të kualifikimeve për botërorin e vitit të ardhshëm, ndërsa Bunjaki po ka telashe për të formuar ekipin me lojtarë që luajnë rregullisht nëpër klubet e tyre.