Kosova mbetet larg anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë

E publikuar: 04/10/2017 08:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diskutimet lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kishin filluar qysh në vitin 2007, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, edhe pas dhjetë vjetëve, Kosova ende nuk ka paraqitur kërkesë formale për anëtarësim në këtë organizatë. Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe se është vendim politik çështja e deponimit të kërkesës në Sekretariatin e OBT-së.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nga viti i kaluar ka filluar përgatitjet për anëtarësim në OBT, ku fillimisht është përgatitur dokumenti i ashtuquajtur ”Memorandumi mbi Regjimin e Tregtisë së Jashtme” një dokument, i cili përshkruan politikat tregtare dhe ekonomike të një vendi i cili aspiron të bëhet anëtar i OBT-se”, ka shpjeguar udhëheqësja e Departamentit të Tregtisë brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Sytrime Dervisholli.