Kosova mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës

E publikuar: 27/02/2019 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në pesëvjetorin e aneksimit të Krimeas nga Rusia, Kosova mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës në një kumtesë për media thekson se vendi ynë sikurse edhe  shtetet tjera paqedashëse, që janë të përkushtuara për rregullin dhe rendin ndërkombëtarë nuk mund të mbetet e heshtur përballë deklarimeve ruse të aneksimit të këtij territori sovran të Ukrainës, ashtu siç nuk mund të mbetet e heshtur përderisa Rusia vazhdon keqtrajtimin sistematik dhe të padrejtë të tartarëve të Krimeas.

“Kosova shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me keqësimin e represionit në Krimean e okupuar nga Rusia dhe thërret Rusinë, që të ndalojë abuzime të tilla dhe të lirojë të gjithë tartarët nga Krimea dhe shtetasit e tjerë nga Ukraina (rreth shtatëdhjetë), që janë burgosur në mënyrë të gabuar dhe si hakmarrje për mospajtimin e tyre paqësor”.