Kosova luan ndeshjen vendimtare ndaj Maltës në udhëtim, formacioni i mundshëm

E publikuar: 17/11/2018 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Kosovës do ta luaj ndeshjen vendimtare në Ligën e Kombeve.

Dardanët do të përballen në xhiron e pestë në Ligën D me Maltën në udhëtim, një ndeshje që vlen shumë.

Kosovës i duhet fitorja në këtë takim për të vazhduar kryesimin në Grupin 3 të Ligës D.

Trajneri Bernard Challandes duket se e ka ndarë mendjen edhe për formacionin titullar në këtë takim.

Nuk pritet të ketë ndryshime në portë ku do të jetë kapiteni Samir Ujkani.

Mbrojtja do të jetë e zakonshmja me Vojvodën në të djathtë, Rrahmanin dhe Alitin në qendër dhe Kolollin në të majtë.

Në qendër të mesfushës janë dy të pazëvendësueshmit dhe luftarakët Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu.

Edon Zhegrova, Valon Berisha dhe Arber Zeneli do të jenë tre lojtarët që do të sulmojnë së bashku me Vedat Muriqin. /Telegrafi/