Kosova, kuislingët dhe boshatisja e shtetit

24.04.2019 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kosova, kuislingët dhe boshatisja e shtetit

Nga Avni Jashari

Viti që lamë pas, por edhe ky në të cilin jemi, ka qenë dhe ende po vazhdon të jetë një torturë politike për qytetarin dhe opinionin e gjerë. Hendeku dhe disproporcioni i mediave të ndryshme vendore në shumë raste kanë bërë lojën e ndjenjave dhe aspak etike në relacionin publik.

Sigurisht që politikat destruktive, dhe deklarimet kontradiktore e aspak kombëtare të presidentit Thaçi, kanë sjell vendin në një huti, shto këtë edhe mediat e kontrolluar nga politika e ku loja me fjalë mes oponentëve politik ka ardhur në pikë ku shumë media janë bërë rrjete sociale të politikanëve duke anashkaluar brengat dhe hallet e qytetarëve që ballafaqohen çdo dit me to. Në këtë rast jo vetëm mediat, por edhe Parlamenti i Kosovës është shndërruar në një arën ku deputetet më shumë kanë debate për jetën e tyre private sesa për atë që janë të votuar aty (jo të gjithë). Mbase kjo kaloj aq larg sa foltorja e Kuvendit u keqpërdor edhe për urime dhe përshëndetje! Gjersa deputet po uronin lindjen e një fëmiju të një deputeti në kuvend, diku tjetër në Kosovë në një Shtëpi Shëndeti një fëmiju po i rrezikohej jeta duke mos pas barëra esenciale për trajtimin e temperaturës së lartë trupore!

Lajmet për largime masive nga Kosova nuk janë diçka e re dhe e pa pritur. Rinia e këtij vendi në kontinuitet që nga pas lufta ka kërkuar forma e alternative për tu larguar nga vendi, me shpresën për një jetë më të mirë dhe punë stabile.

Sigurisht se të gjithë ne i kemi në mendjen tonë punësimet atë botë që bëheshin në UNMIK dhe organizata të tjera ndërkombëtare që operonin në Kosovë! Aty fillimisht punësoheshin ata që deri në momentet e fundit në një formë apo tjetrën kishin bashkëpunuar apo kishin qenë punëtorë të regjimit serb. Pra kjo fillon me organizatat e huaja ku nëse aplikoje për punë tek ta dhe rezultonte se tu është vrarë vëllai, motra, baba apo ndokush nga familja, apo çfarëdo qoftë që ti ke bërë kundër regjimit serb, nuk vinte në shprehje të punësoheshe tek ta. Pra zanafilla e këtij problemi daton nga viti 1999, ku ata të rijnë aso kohe që nuk gjeten vetën apo thënë thjesht u penalizuan nga këto kritere aspak demokratike, braktisën vendin qysh në fillet e para të lirisë.

Kur kihet parasysh ky problem, kjo nënkupton se faktori ndërkombëtar apo një pjesë e madhe e tij, duke pasur simpati për popullin serb, filloj, e pare duke ju dhënë privilegje serish atyre që ishin të privilegjuar nga pushteti serb. Kjo praktike fillojë të zgjerohet dhe nga dita në ditë po na shfaqeshin çdo kund, në sportele komunale, në shërbime publike e në shumë dikastere të asaj kohe, persona që deri në vitin 1999 ishin bashkëpunëtorë të ngushtë të regjimit millosheviqian.

Kjo politikë destruktive e aspak e favorshme për Kosovën, tutje vazhdoj të zgjerohej, ku të përzgjedhurit e faktorit ndërkombëtar ishin edhe të përzgjedhurit e dikurshëm të Serbisë në Kosovë. Kjo politikë nga dita në ditë veç sa po zgjerohej e po intensifikohej dhe kontrolli mbi shtetin e ri të Kosovës serish po vazhdonte të binte në timon e atyre që na luftuan e masakruan. Duke filluar nga prokuroria e gjykatësit, policia e gjer tek nënpunësi më i thjesht në shërbime publike.

Të gjithë ne e dimë të kaluarën tonë, të gjithë ne në një formë apo tjetrën njihemi ngase Kosova është e vogël. Ne e dimë se kush çfarë ka bërë dhe ku ka qenë para e pas luftës. Çrrënjosja e këtyre individëve që sot i kemi në krye të shtetit, nuk është fare e lehtë. Ata me ndihmën ndërkombëtare fatkeqësisht bënë punë më shumë se 20 vjet që ky shtet të kapet në këtë formë siç është sot i kapur, e ku drejtimi i tij është në duart e atyre që tani më mbahen në pushtet me shantazhe, korrupsion e afera të ndryshme ku secili nga ne i di këto shumë mirë.

Kosovën e kanë braktisur e po vazhdojnë ta braktisin ato familje që kurrë nuk ju nënshtruan pushteti serb e as këtyre pushteteve të pas luftës, të drejtuar me spango nga Beogradi figura aspak kredibile në vendin tonë. Druaj se ndryshimi i kësaj gjendje nuk arrihet me lehtësi dhe me komoditet.
Në një shkrim timin autorial të viti 2008 mes tjerash pata shkuar se: “ është koha për ta përplasur grushtin mbi tavolinë, për të kundërshtuar për të pretenduar rolin që ju meritoni…Shumë lot…, të rinjtë të privuar nga e ardhmja e tyre, të moshuarit të privuar nga e kaluara e tyre, dhe toka po ngjyhet me lot. Nga këta lot do lulëzoj diçka e re, diçka ndryshe…, çfarë do të mund të shpërthente tani nëse jo revolucioni? “ Fatkeqësisht nuk lulëzoj ajo që unë mendoja se do lulëzonte 11 vite më parë. Sot 11 vite pas, gjendja në vendin tonë është shumë më shumë e rënduar seç ishte në vitin 2008.
Kjo klik sunduese e cila dirigjohet nga Beogradi e kam mbushë Kosovën me banesa të larta (lexo: shpëlarje parash të pista), me kazino e bastore, motele e prostitucion ku nga rrënja, trungu e gjer tek gjethet kanë lidhjet mes vete dhe këtu bëhet fjalë për rreth 25% të popullatës në Kosovë.
Strategjia e dëbimit dhe boshatisjes së Kosovës është e njëjta, si ajo pas viti 1945 si ajo në vitin 1999 si kjo tani. Edhe aso kohe për Serbin shqiptarët “e ndershëm” nuk ishin rrezik, madje ishin një ndihmë shtytëse për të vazhduar spastrimin e tyre brenda territorit të Kosovës siç është edhe sot.
Kosova po zbrazet, nga ata që dhanë me dekada më të shtrenjtat për këtë vend. Në Kosovë po vazhdojnë të akomodohen ende ata të cilët të kaluarën e tyre nuk e kanë pasur kurrë të pastër. Strategjia serbo-madhe po vazhdon që ti lëshoj rrënjët çdo ditë e më shumë deri në gllabërimin apo copëtimin e trojeve tona me ndihmën e shërbyesve të vet të cilët suksesshëm i akomodoi sërish pas luftës me ndihmën e faktorit ndërkombëtar. Kosova është e kapur rrënjësisht dhe ç’kapja e këtij shtetit vështir se mund të bëhet lehtë pa ndonjë shpërthim të madh gjithë popullor, e ky shpërthim po tkurret, ngase ky vend po vazhdon të zbrazet.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Takimi Haradinaj – Ahmeti, takimi që i zgjat jetën Qeverisë dhe përfiton koalicionisti në të dy qeverisjet

Takimi Haradinaj – Ahmeti, takimi që i zgjat jetën Qeverisë dhe përfiton koalicionisti në të dy qeverisjet

Një rrëfim i tmerrshëm: Si ma dhunuan seksualisht gruan dhe vajzën

Një rrëfim i tmerrshëm: Si ma dhunuan seksualisht gruan dhe vajzën

Vizat tani në dorën e finlandezëve- cila është porosia nga Helsinki për kosovarët?

Vizat tani në dorën e finlandezëve- cila është porosia nga Helsinki për kosovarët?

Shqiptarët nuk i urrejnë romët, i duan ata

Shqiptarët nuk i urrejnë romët, i duan ata

Mbollët erë, tani korrni furtunë!

Mbollët erë, tani korrni furtunë!

Pse Hashim Thaçi duhet shkarkuar tani gjithsesi?

Pse Hashim Thaçi duhet shkarkuar tani gjithsesi?

Kosova, kuislingët dhe boshatisja e shtetit

Kosova, kuislingët dhe boshatisja e shtetit

Beteja e Marecit (18-23 prill 1999)

Beteja e Marecit (18-23 prill 1999)

Beteja e Zhegocit shënon përfshirjen e tërë teritorit të Kosovës në flakën e luftës frontale të UCK-së me forcat ushtarake serbe

Beteja e Zhegocit shënon përfshirjen e tërë teritorit të Kosovës në flakën e luftës frontale të UCK-së me forcat ushtarake serbe

Dy jetë të shkrira në një ideal!

Dy jetë të shkrira në një ideal!

Para se me ik prej këtij vendi…

Para se me ik prej këtij vendi…

Ku po shkon Shqipëria?

Ku po shkon Shqipëria?

Profili i një lideri të pamposhtur

Profili i një lideri të pamposhtur

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Do t’i besoja hulumtuesit britanik, sikur…?!

Do t’i besoja hulumtuesit britanik, sikur…?!

Institucionet shtetërore duhet të gjejnë mënyrë për hapjen e dosjeve të të gjithë spiunëve

Institucionet shtetërore duhet të gjejnë mënyrë për hapjen e dosjeve të të gjithë spiunëve