Kosova, kryesuese e CEFTA’s më 2018

23.11.2017 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kosova, kryesuese e CEFTA’s më 2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka marrë pjesë në takimin e ministrave të CEFTA-s, që u mbajt më 23 nëntor 2017 në Beograd.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim Hasani ka paraqitur para të pranishmëve zotimin dhe përkushtimin gjatë kryesimit të Kosovës me marrëveshjen e CEFTA-s gjatë vitit 2018.

Hasani ka thënë se kryesimi i CEFTA-s në vitin 2018 ka rëndësi të veçantë për shkak se në esencë aktivitetet e saj do të përfshihen në prioritetet që janë pjesë e agjendës shumëvjeçare dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në implementimin e masave si pjesë e zonës ekonomike rajonale, siç edhe është konkluduar në takimin e përbashkët të CEFTA-s në vitin 2016 dhe konfirmuar nga kryeministrat në Samitin e Triestes.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e tij të fundit për pozitën e Kosovës në CEFTA dhe cili është roli i UNMIK-ut.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar ndaj marrëveshjes dypalëshe të lidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2012 rreth përfaqësimit të Kosovës në forume rajonale. Megjithatë, ende ekzistojnë vështirësi për përfshirjen rajonale dhe veçanërisht për Kosovën pasi që emërtimi i drejtë nuk përdoret në CEFTA për shkak të insistimit të palës serbe ndaj UNMIK-ut. Si shembull konkret janë Protokolli Shtesë 6 dhe Tregtia Transit në mallra që shkojnë në Kosovë përmes Serbisë”, ka shtuar Hasani.
I pari i ministrisë së Tregtisë ka vlerësuar se do të ishte e gabuar nëse BE dhe palët e tjera të interesit e shohin deklaratën e tij dhe pozitën e Kosovës vetëm nga këndvështrimi politik.

“Ka më shumë për të marrë në ndikimin ekonomik dhe tregtar dhe përjashtimin e Kosovës në thellimin e përpjekjeve të CEFTA-s. Kosova i është bashkuar Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Traktatit të Transportit në emër të saj. Vetëm pse është nënshkruar CEFTA më herët nuk duhet të përdoret për të penalizuar Kosovën përgjithmonë, përderisa marrëveshjet e reja përfshijnë Kosovën si Kosovë. Kujtojmë se BE është lehtësues dhe monitorues për implementimin e marrëveshjes dypalëshe të lidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2012 rreth përfaqësimit të Kosovës në forume rajonale, prandaj presim angazhim dhe presion edhe më të shtuar të BE-së ndaj Serbisë në respektimin e plotë të kësaj marrëveshje”, ka thënë Hasani.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kremlini: Krimea nuk është temë e bisedimeve Trump-Putin

Kremlini: Krimea nuk është temë e bisedimeve Trump-Putin

VV kundërshton udhëheqjen e dialogut nga Thaçi, paralajmëron protesta

VV kundërshton udhëheqjen e dialogut nga Thaçi, paralajmëron protesta

Sindikatat paralajmërojnë greva, të pakënaqura me projektligjin për pagat

Sindikatat paralajmërojnë greva, të pakënaqura me projektligjin për pagat

Ramadani: Presioni i Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, i papranueshëm

Ramadani: Presioni i Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, i papranueshëm

Hahn i thotë Serbisë se Kosova s’është pengesa e saj e vetme drejt BE’së

Hahn i thotë Serbisë se Kosova s’është pengesa e saj e vetme drejt BE’së

Komuna e Shpend Ahmetit kërkon ndihmën e Policisë për karrigen e NPB-së

Komuna e Shpend Ahmetit kërkon ndihmën e Policisë për karrigen e NPB-së

Isufi për dialogun me Serbinë: Opozita t’i shpreh shqetësimet në tryezë të bisedimeve

Isufi për dialogun me Serbinë: Opozita t’i shpreh shqetësimet në tryezë të bisedimeve

Krasniqi – opozitës: Nëse i frikësoheni Presidentit, shkoni vetë në Bruksel

Krasniqi – opozitës: Nëse i frikësoheni Presidentit, shkoni vetë në Bruksel

Haradinaj premton kujdes institucional për delegatët e 2 Korrikut

Haradinaj premton kujdes institucional për delegatët e 2 Korrikut

Kosova pranon raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit

Kosova pranon raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit

Tetë pjesëtarë serbë të FSK-së ofrojnë dorëheqje, shkak presioni nga Beogradi zyrtar

Tetë pjesëtarë serbë të FSK-së ofrojnë dorëheqje, shkak presioni nga Beogradi zyrtar

Rrustem Berisha i bindet Haradinajt, pagat me rritje i refuzuan vetëm tre ministrat e PDK-së

Rrustem Berisha i bindet Haradinajt, pagat me rritje i refuzuan vetëm tre ministrat e PDK-së

Reshitaj përmbyllë vizitën në Vietnam

Reshitaj përmbyllë vizitën në Vietnam

Gashi: Do të përmbushim të gjitha detyrimet tona për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Gashi: Do të përmbushim të gjitha detyrimet tona për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Plagoset një person në Prizren

Plagoset një person në Prizren

Ahmeti akuzohet për transmetimin pa leje të ndeshjeve të Botërorit në sheshet e Prishtinës

Ahmeti akuzohet për transmetimin pa leje të ndeshjeve të Botërorit në sheshet e Prishtinës