Kosova ka bërë progres në Programin për Reforma në Ekonomi

E publikuar: 27/12/2016 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka bërë shumë progres në Programin për Reformat në Ekonomi.

Të hënën ai e ka prezantuar këtë program para Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, ka prezantuar sot Programin për Reformat në Ekonomi, ku ka thënë se procesi i sivjetmë është duke u zhvilluar brenda kornizave të parapara kohore dhe dinamika e punëve të deritashme është duke u zhvilluar konform udhëzimeve të Komisionit Evropian.