Kosova insiston se Shqipëria shkeli marrëveshjen tregtare, ajo e mohon

E publikuar: 24/07/2017 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak ditë për përplasjes rreth vendosjes së çmimit referent dhe pas tërheqjes së tij nga pala shqiptare, zyrtarë të kësaj të fundit janë takuar në Prishtinë me drejtues të institucioneve për të tejkaluar problemet që janë dalë.

Zëvendës-ministrja e Financave e Shqipërisë, Irena Beqiraj ka shpjeguar arsyet e marrjes së vendimit për çmimin referent, duke thënë se për të njëjtën janë njoftuar doganat kosovare, raporton KTV.

Beqiraj ka pranuar se pas zgjidhjes së këtij problemi, ka dalë një tjetër dhe se synimi i qeverisë që i takon sipas saj, është realizimi i një tregu të përbashkët.

Por, një deklarim i tillë jashtë kamerave është mohuar nga pala kosovare, të cilët kanë thënë të jenë zënë të befasuar me vendimin e marrë, pasi asnjë institucion i përfshirë nuk është njoftuar.

Ministrja në detyrë e Tregtisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se përkundër që Kosova është anëtare e CEFTA-s, problemet tregtare me vendet fqinje nuk kanë të përfunduar.

Ndërsa, zëvendësministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi, tha se janë diskutuar hapat dhe masat që dalin nga marrëveshjet që janë arritura mes dy vendeve.

Përpos marrëveshjes së CEFTA-s ku të dy vendet janë anëtare, problemet tregtare mes tyre bëhen thuajse për çdo vit.

Madje në vitet e mëhershme për shkak të po këtyre shkeljeve, ndodhën edhe masa reciprociteti, siç ishte rasti i çimentos.