Kosova fiton dramën e shtatë golave ndaj Letonisë (Foto/Video)

E publikuar: 13/11/2017 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar në fund ndaj Kombëtares së Letonisë me rezultat 4-3 në miqësoren ndërkombëtare.

Kosova ka arritur ta marr një fitore të madhe në fund ndaj Letonisë në trilerin e shtatë golave në stadiumin Adem Jashari të Mitrovicës.

Dardanët ishin në numër në përkrahje të Kosovës

Goli i parë i ndeshjes erdhi nga mysafirët dhe u shënua në minutën e 11-të me anë të mesfushorit Glebs Kluskins.

Megjithatë, gëzimi i letonezëve zgjati vetëm dy minuta, pasi në minutën e 13-të ishte mbrojtësi Amir Rrahamani, i cili shënoi me kokë për 1-1 pas asistimit të Bernard Berishës.

Shkëputje e mirë dhe gol nga Rrahmani

Mysafirët arritën përsëri të kalojnë në epërsi në minutën e 30-të me anë të sulmuesit Valerijs Sabala, i cili shënoi për 2-1 pas gabimit të Samir Ujkanit.

Deri në fund të pjesës, Kosova arriti të bëjë trysni edhe më shumë dhe të gjej golin e barazimit në minutën e fundit, pasi Vedat Muriqi shënoi me kokë për 2-2 pas harkimit të saktë nga këndi të Besar Halimit.

Festa e Muriqit pas golit të barazimit

Pjesa e dytë nisi më mirë për Kosovën, por përsëri ishin mysafirët që shënuan të parët.

Ishte mesfushori Glebs Kluskins që shënoi golin e dytë personal, ku pas një goditje të fortë nga distanca në minutën e 59-të shënoi për 3-2.

Tifozët e Letonisë

Në vazhdim të ndeshjes, trajneri Muharrem Sahiti bëri disa ndryshime duke iu jap hapësirë lojtarëve të rinj si Lirim Kastrati, Suad Sahiti dhe portierit Bledar Hajdini.

Loja e Kosovës ndryshoi paksa duke bëri disa sulme të vazhdueshme, por goli i barazimit erdhi me fat vetëm në minutën e 85-të për 3-3.

Dardanët nuk u ndalen asnjë sekondë

Ishte Elbasan Rashani, i cili u godit me top në shpinë nga një mbrojtës i Letonisë dhe topi përfundoi pas shpinës së portierit.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte ishte mesfushori Besar Halimi, i cili shënoi në minutat shtesë për 4-3 dhe kështu pas 90 minutave ndeshja përfundoi me fitoren e Kosovës me rezultat 4-3. /Telegrafi/