Kosova – Estonia mbledh edhe rivalët politikë në Pallatin e Rinisë

E publikuar: 19/08/2017 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja e fundit parakualifikuese për Botërorin “Kina 2019” ndërmjet Kosovës dhe Estonisë ka mbledhur edhe disa politikanë në Pallatin e Rinisë.

KTV raporton se në Pallatin e Rinisë në Prishtinë për ta shikuar këtë përballje janë disa nga politikanët kosovarë që janë rivalë skenën politike.

Nga radhët e PAN-it prezent janë: Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Blerand Stavileci, e Memli Krasniqi, kurse nga LDK-ja prezent është Ismet Beqiri. E prezent është edhe kryetari i Prishtinës që vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.

Kosova ka nisur mbarë këtë përballje, kur kanë kaluar katër minuta lojë Kosova po udhëheq 14-09.