Kosova e mrekullueshme kundër Malit të Zi, ëndrra vazhdon (Video)

E publikuar: 14/10/2019 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ëndrra për “Euro 2020” vazhdon…

“Dardanët” kanë dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 2-0 Malin e Zi, raporton Gazeta Express.

Në fakt, mysafirët duhet të jenë të kënaqur me rezultatin pasi për 90 minuta në stadiumin “Fadil Vokrri”, me mijëra tifozë të pranishëm – Kosova krijoi raste të panumërta.

Kosova pati 22 tentime, 7 ne porte – por vetëm dy herë e dergoi topin në rrjeten e kundërshtarit.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 10-të. Kapiteni Amir Rrahmani shënoi gol të bukur me kokë.

Për 2-0 shënoi sulmuesi Vedat Muriq, në minutën e 35-të.

Kosovës tashmë i kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të këtyre kualifikimeve, kundër Çekisë dhe Anglisë dhe ka 11 pikë, një më pak se Çekia. /Gazeta Express/