Kosova e mrekullueshme, fiton në Bullgari gol në sekondat e fundit

E publikuar: 10/06/2019 22:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka vazhduar formën e mrekullueshme. Ka arritur të marrë tri pikë të plota midis Bullgarisë duke fituar 2 me 3.

Një gol i fundit i Elbasan Rashanit në sekondat e fundit të ndeshjes i dha tri pikët “Dardanëve”. I pari shënoi Rashica, ndërsa Bullgaria arriti të përmbyste gjithçka duke barazuar në pjesën e parë e duke kaluar në epërsi në të dytën, 2 me 1. Por Vedat Muriqi arriti të shënonte për 2 me 2 e Rashani me një gol në sekondat e fundit i dha fitoren Kosovës.