Kosova do të furnizohet me miell dhe grurë të mjaftueshëm

01.04.2020 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kosova do të furnizohet me miell dhe grurë të mjaftueshëm

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa në vazhdën e takimeve të rregullta, ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve dhe përfaqësuesit e Rrjetit të Shitësve me Pakicë për të diskutuar furnizimin me grurë dhe miell në vendin tonë gjatë gjendjes emergjente të shkaktuar nga COVID-19.

“Do të vazhdojmë të koordinohemi në mënyrë që Qeveria, bujqit, mullisët dhe rrjetet e shitjes me pakicë të krijojnë kushtet më të volitshme të mundshme, në këto rrethana, për të arritur tri objektiva njëkohësisht: sigurimi i sasive të mjaftueshme dhe çmimeve të përballueshme të miellit për qytetarët, mbrojtja dhe përkrahja e bujqve dhe përkrahja e prodhuesve vendor” u shpreh ministri Mustafa pas këtyre dy takimeve.

Ndërsa, Rrjeti i Shitësve me Pakicë dhe Shoqata e Mullisëve e siguruan ministrin Mustafa se, momentalisht, në Kosovë ka furnizim të mjaftueshëm me grurë dhe miell për nevojat e konsumit të rregullt.

Siç njofton kumtesa, MBPZhR është në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm me MEPTINIS, MFT dhe institucionet tjera publike dhe private për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me lëndë të parë dhe me ushqim për qytetarët, blegtorinë dhe shpezëtarinë në vendin tonë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Pas akuzave se është bërë “marionetë e Thaçit”, LDK: Nuk është e vërtetë! keqardhje për këtë gjuhë Vetëvendosjes

Pas akuzave se është bërë “marionetë e Thaçit”, LDK: Nuk është e vërtetë! keqardhje për këtë gjuhë Vetëvendosjes

Sfidat mbeten të mëdha për një vaksinë antikoronavirus, por shpresa ende vazhdon

Sfidat mbeten të mëdha për një vaksinë antikoronavirus, por shpresa ende vazhdon

BE: Të gjithë aktorët politikë të Kosovës ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses

BE: Të gjithë aktorët politikë të Kosovës ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses

Abrashi i VV’së: Të gjitha opsionet e kundërshtimit të vendimit të GJK’së po i shqyrtojmë

Abrashi i VV’së: Të gjitha opsionet e kundërshtimit të vendimit të GJK’së po i shqyrtojmë

Nuk e mirëpresin qytetarët vendimin e Kushtetueses për dekretin e Presidentit

Nuk e mirëpresin qytetarët vendimin e Kushtetueses për dekretin e Presidentit

Në SHBA, Policia arreston gazetarin e CNN gjatë transmetimit ‘live’

Në SHBA, Policia arreston gazetarin e CNN gjatë transmetimit ‘live’

Ministrja italiane: Objekt abuzimesh seksiste prej “paaftësisë gjatë krizës së pandemisë”

Ministrja italiane: Objekt abuzimesh seksiste prej “paaftësisë gjatë krizës së pandemisë”

Murati, Lëvizja për Bashkim: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses, është thirrje për anarki

Murati, Lëvizja për Bashkim: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses, është thirrje për anarki

12 raste të reja me COVID-19, 9 të shëruar

12 raste të reja me COVID-19, 9 të shëruar

Telekomi mohon se ka dhomë të përgjimeve dhe përgjime të paautorizuara

Telekomi mohon se ka dhomë të përgjimeve dhe përgjime të paautorizuara

Vuçiq paralajmëron vazhdimin e dialogut, thotë se shqiptarët e serbët duhet të kenë raporte të mira

Vuçiq paralajmëron vazhdimin e dialogut, thotë se shqiptarët e serbët duhet të kenë raporte të mira

Më 15 qershor fluturimi i parë nga Austria në Kosovë

Më 15 qershor fluturimi i parë nga Austria në Kosovë

Maqedoni e V.: Të gjithë duan zgjedhje, por nuk pajtohen për datën

Maqedoni e V.: Të gjithë duan zgjedhje, por nuk pajtohen për datën

Dy vëllezërit nga Gjilani kanë nevojë për trajtim jashtë vendit

Dy vëllezërit nga Gjilani kanë nevojë për trajtim jashtë vendit

NISMA ende s’i ka emrat e ministrave

NISMA ende s’i ka emrat e ministrave

2500 punëtorë të KEK-ut nënshkruajnë peticion, kërkojnë kthimin e Njazi Thaçit ose protesta

2500 punëtorë të KEK-ut nënshkruajnë peticion, kërkojnë kthimin e Njazi Thaçit ose protesta