Kosova do të aplikojë në maj për anëtarësim në Interpol

E publikuar: 25/03/2015 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Republika e Kosovës në maj të këtij viti do të aplikojë për anëtarësim në organizatën ndërkombëtarë të sigurisë, “Interpol”.

Kështu ka deklaruar Skender Hyseni, ministri i Punëve të Brendshme i cili ka thënë se dorëzimi i aplikacionit do të ndodh në maj të këtij viti kur edhe më pas do të mbahet edhe mbledhja e komitetit ekzekutiv të kësaj organizate, e cila më pastaj do të përcakton agjendën e asamblesë së përgjithshme e cila do të mbahet në shtetin e Ruandës.

Kosovës do t’i duhen 2-3 e votave të anëtarëve të asamblesë.

Gjithsej në Interpol janë të anëtarësuar 190 shtete.