Kosova dhe Shqipëria ngjiten për disa pozita, Belgjika dhe Franca udhëheqin ranglistën e FIFA-s

E publikuar: 20/09/2018 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ranglista e re e FIFA-s i sheh dy kombëtare, Belgjikën dhe Francën duke udhëhequr si liderë, ndërsa përmirësime ka pasur edhe për Kosovën dhe Shqipërinë.

Pas fitimit të Kupës së Botës, Franca ka përmirësuar plasmanin e tyre të përgjithshëm në ranglistën e FIFA-s.

Kështu, kombëtarja e Gjelave ka barazuar me pikë Belgjikën dhe ndajnë së bashku pozitën e parë me 1729 pikë.

Në vendin e tretë në ranglistën e FIFA-s ka mbetur Brazili me 1663 pikë, ndërsa pas tij vijnë Kroacia e katërta me 1634 pikë dhe Uruguai i pesti me 1632 pikë.

Pesëmbëdhjetë pozitat e para

Pozitat tjera në vazhdim kanë mbetur të pandryshuara, ku Anglia renditet e gjashta, Portugalia e shtata, Zvicra e teta, Spanja e nënta dhe Danimarka e dhjeta.

Në pozitën e 11-të renditet Argjentina, ndërsa kombëtarja e Gjermanisë ka përmirësime dhe tani gjendet në pozitën e 13-të.

Kosova gjendet në vendin e 138

Përfaqësuesja e Kosovës pas rezultateve të mira në miqësore dhe në Ligën e Kombeve ka arritur të ngjitet për tri vende, ku tani renditet në pozitën e 138 me 1080 pikë.

Përmirësime ka edhe Kombëtarja e Shqipërisë, pasi është ngjitur për një pozitë dhe tani renditet në vendin e 57 me 1383 pikë. /Telegrafi/

Shqpëria renditet e 57-ta në ranglistën e FIFA-s