Kosova bëhet së shpejti me Ambasadë në Katar

E publikuar: 02/05/2019 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jo-rezident për Kosovë, Shkëlqesinë e Tij Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve.

Pacolli e informoi mysafirin për procesin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, e cila në vetvete është mesazh që ne i çmojmë jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet me shtetin e Katarit.

Me këtë rast kryediplomati i Kosovës e ka informuar edhe për vizitën që ka zhvilluar në Stamboll me Sheikh Abdullah Bin Khalifa Al Thani, i cili është pjesë e familjes mbretërore të Katarit, dhe njëherësh ish-kryeministër i Katarit, me të cilin kam diskutuar për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik me Katarin.

Al Marri u njoftua edhe për vizitën që ministri Pacolli do ta ketë në Katar në muain shtator, me ç’rast do të zhvillojë edhe takime me personalitete të nivelit të lartë, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.