Kosova bëhet me Ekspertë të Licensuar të Forenzikës Financiare

26.03.2019 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kosova bëhet me Ekspertë të Licensuar të Forenzikës Financiare

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), kanë ndarë  sot çertifikata për 43 zyrtarë që kanë përfunduar programin njëvjeçar të trajnimit për forenzikë financiare.

Ky program ka kontribuar në avancimin e aftësive të hetuesve që merren me çështjet e krimit financiar dhe rastet e korrupsionit ku u aftësuan prokurorë, zyrtarë nga Policia e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit, Njësia e Inteligjencës Financiare, Administrata Tatimore dhe Doganat, si dhe gazetarë hulumtues. Programi, i pari i këtij lloji në Kosovë, u zhvillua bashkërisht nga UNDP dhe SHKÇAK duke u përqëndruar në zhvillimin e teknikave të forenzikës financiare për të ndihmuar në gjurmimin e parave të paligjshme.

Në ngjarje morën pjesë Patrick Etienne, Drejtor i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim (SDC),  Anders Kragh Bingen, përfaqësues i Agjencisë Daneze për Zhvillim Ndërkombëtar (DANIDA), Znj. Valbona Bogujevci, Asistente e Përfaqësueses së Përhershme dhe Koordinatore e Programit në UNDP dhe  Ardiana Bunjaku, Drejtoreshë Ekzekutive e ShKÇAK.

Pjesëmarrësve iu drejtuan edhe  Aleksandar Lumezi, Kryeprokuror, Z. Rashit Qalaj, Drejtor i Policisë, Bahri Berisha, Drejtor i Shërbimit Doganor, Ilir Murtezaj, Drejtor i Adminsitratës Tatimore, Shaip Havolli, Drejtor i Agjencisë Anti-Korrupsion dhe Behar Xhema, Zëvendës Drejtor i Njësitit të Inteligjencës Financiare.

Patrick Etienne, drejtor në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim (SDC), u kërkoi të gjithë krerëve të institucioneve që të përdorin deri në maksimum ekspertizën e shërbyesve të çertifikuar për të ngritur numrin e rasteve korruptive që ndiqen penalisht dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura.

“Unë sinqerisht besoj se ky program ka qenë një nga ushtrimet më të dobishme të zhvillimit profesional që i janë dhënë hetuesve të krimit financiar dhe korrupsionit. Dëshiroj të përgëzoj me gjithë zemër pjesëmarrësit që kanë përfunduar këtë program të vështirë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me këta ekspertë për të avancuar edhe më tutje njohuritë e tyre”, tha Valbona Bogujevci, Asistente e Përfaqësueses së Përhershme dhe Koordinatore e programit në UNDP.

Lirim Dervisholli, hetues nga Njësia Kundër Korrupsion në Policinë e Kosovës, njëherësh pjesëmarrës në program, për sa i përket përvojës së tij, u shpreh: “Si Ekspertë Ligjor Financiar, ne kemi fituar njohuri dhe aftësi unike përmes këtij programi. Tani jemi në gjendje të zbatojmë metoda dhe teknika të reja në zbulimin, zgjidhjen dhe dokumentimin e krimeve financiare.”

Ky program, që ka zgjatur 11 muaj gjatë të cilëve janë zhvilluar rreth 170 orë mësimi dhe 2 provime, është mundësuar përmes Projektit të UNDP-së për Mbështetje Përpjekjeve Anti-Korrupsion në Kosovë (SAEK II), që financohet nga SDC dhe DANIDA.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Arrestohen dhjetëra të dyshuar për lidhje me FETO-n

Arrestohen dhjetëra të dyshuar për lidhje me FETO-n

Trump i quan “profetë të apokalipsit” aktivistët për ndryshime klimatike

Trump i quan “profetë të apokalipsit” aktivistët për ndryshime klimatike

“Ndryshoni Antishpifjen”, KE i kërkon qeverisë të fusë në ligj të gjitha rekomandimet

“Ndryshoni Antishpifjen”, KE i kërkon qeverisë të fusë në ligj të gjitha rekomandimet

Mustafa: Deri në fund të javës të arrihet marrëveshja, ose të konstatohet që s’ka kushte për marrëveshje

Mustafa: Deri në fund të javës të arrihet marrëveshja, ose të konstatohet që s’ka kushte për marrëveshje

Edhe një tjetër ftes nga Gjykata Speciale

Edhe një tjetër ftes nga Gjykata Speciale

Arrestohen tre persona në Prizren për prodhimin dhe falsifikimin e mbi 4 milionë dollarëve

Arrestohen tre persona në Prizren për prodhimin dhe falsifikimin e mbi 4 milionë dollarëve

Rast i rëndë në Zvicër, kosovari 38 vjeçar kërcen nga kati i tretë dhe lëndohet rëndë

Rast i rëndë në Zvicër, kosovari 38 vjeçar kërcen nga kati i tretë dhe lëndohet rëndë

Kosova s’është imune nga virusi kinez

Kosova s’është imune nga virusi kinez

Vuçiq në Davos: Unë për dialogun dhe taksën, Thaçi për vizat

Vuçiq në Davos: Unë për dialogun dhe taksën, Thaçi për vizat

Haradinaj thërret për nesër mbledhje të Qeverisë

Haradinaj thërret për nesër mbledhje të Qeverisë

BE: Linja ajrore Prishtinë-Beograd s’do të ndikojë në qëndrimin e BE për statusin

BE: Linja ajrore Prishtinë-Beograd s’do të ndikojë në qëndrimin e BE për statusin

“Beteja” për 80 votat për miratimin e Ligjit të Prokurorisë Publike

“Beteja” për 80 votat për miratimin e Ligjit të Prokurorisë Publike

Çdo vit, një qytet më pak në Serbi

Çdo vit, një qytet më pak në Serbi

Aktakuzë për tentim vrasje

Aktakuzë për tentim vrasje

Kosnett: Trump ka punuar shumë për marrëveshjen për fluturimet Kosovë-Serbi

Kosnett: Trump ka punuar shumë për marrëveshjen për fluturimet Kosovë-Serbi

13 persona me gripin sezonal, katër prej tyre të shtrirë në Klinikën Infektive

13 persona me gripin sezonal, katër prej tyre të shtrirë në Klinikën Infektive