Kosova barazon rezultatin ndaj Çekisë

E publikuar: 07/09/2019 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Kosovës ka arritur ta barazojë rezultatin në ndeshjen me Çekinë.

Ishte futbollisti Vedat Muriqi ai që e barazoi rezultatin në minutën e 20-të, njofton Klan Kosova.

Ndërsa golin e parë të kësaj ndeshje e shënoi Patric Schick në minutën e 16-të të takimit.

Përballja për t’u kualifikuar për Euro 2020 është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.