Kosova 3-0 Azerbajxhani, Përfaqësuesja jonë e pandalshme drejt suksesit historik

E publikuar: 20/11/2018 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vjen edhe goli i tretë dhe është një gol për t’u mbajtur në mend i i mbrojtësit Amir Rrahmani, në minutën e 61’të.

 

Kosova zhvillon ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në Ligën e Kombeve. Skuadra e parë është nikoqire e Azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përfaqësuesja jonë është në krye të Grupit 3 të Ligës D me 11 pikë të arkëtuara në pesë xhirot e para, nga tri fitore dhe dy barazime. Ekipi kundërshtar është në vend të dytë me nëntë pikë, nga dy fitore dhe tri barazime.

Që Kosova të qëndrojë në krye të grupit dhe të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës D duhet që së paku të sigurojë një barazim. Vetëm humbja do t’ua pamundësonte ‘play-offin’ të zgjedhurve të trajnerit Bernard Challandes.

Transmetimi vlen vetëm për territorin e Kosovës:

Telegrafi ju mban të informuar në kohë reale dhe drejtpërdrejt për secilin detaj në lidhje me këtë përballje jashtëzakonisht të rëndësishme të Përfaqësueses së Kosovës.