Kosnett thotë se çështja e ndarjes së Kosovës tashmë është histori

E publikuar: 12/12/2019 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se çështja e ndarjes së Kosovës tashmë është histori.

Ai thotë se SHBA mbështet një marrëveshje pa kushte dhe në pajtim edhe me qytetarët.

‘’Pozicioni i SHBA’së është që qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet të negociojnë pa kushte. Duhet të jenë të lira dhe të bisedojnë. Amerika nuk ka inkurajuar kurrë një rishikim të kufjive, apo siç e kanë quajtur disa ndarje’’, ka thënë ai në RTK.

‘’Një marrëveshje mes dy shteteve nuk duhet të jetë e pranueshme veç për politikanët, por edhe për qytetarët.’’

‘’Tash të flasim për ndarje, është lajm i vjetër, është histori’’.