Kosnett: Rezultatet e zgjedhjeve treguan se qytetarët duan fundin e korrupsionit

E publikuar: 11/10/2019 17:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se qytetarët e Kosovës, me votimet e 6 tetorit kanë dëshmuar se duan të shohin fundin e korrupsionit.

Numri një i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një deklarimi në profilin e tij në Twitter, ka thënë se mbetet të shihet, nëse partitë që do ta formojnë qeverinë e ato në opozitë do të ndërmarrin veprimin vendimtar për ta bërë një gjë të tillë.

“Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se qytetarët duan të shohin fundin e korrupsionit. A do të ndërmarrin të gjitha partitë – në qeveri dhe opozitë – një veprim vendimtar?”, ka shkruar Kosnett.