Kosnett përshëndet vendimin e Veselit për shkarkimin e zyrtarëve me aktakuza

E publikuar: 21/06/2019 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philipp Kosnett nëpërmjet një postimi në Twitter e ka përshëndetur vendimin e kryeparlamentarit dhe kryetarit të Partisë Demokratike Kadri Veseli për shkarkimin zyrtarët me aktakuza.

Ai është shprehur se vendimi i PDK-së për të suspenduar ose shkarkuar zyrtarët me aktakuza nga institucionet publike është hap i mirëpritur, shkruan lajmi.net.

Kosnett gjithashtu ka shtuar se do të pret zbatimin e plotë dhe një përpjekje gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike për të adresuar korrupsionin sistematik.

“Vendimi i PDK-së për të suspenduar ose shkarkuar zyrtarët e paditur nga institucionet publike është një hap i mirëpritur. Do të shohim zbatimin e plotë dhe një përpjekje gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike për të adresuar korrupsionin sistematik? Nëse jo tani, kur? #RoLinKosovo”, ka shkruar Kosnett.

Vlen të theksohet se sot kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i pyetur nëse do të veprojë njëjtë me zyrtarët e partisë së tij me aktakuza është shprehur se nuk ndikohet nga veprimet e të tjerëve.

Vendimi i kryeparlamentarit Veseli është përshëndetur edhe nga zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë në Kosovë si shefja e BE-së, Natalyia Apostolova.