Kosnett për Konventën e Stambollit: Do t’i avancojë të drejtat e grave

E publikuar: 28/09/2020 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në seancën e kaluar deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 93 vota për, përfshirë 17 të pakicës, kanë miratuar amendamentin që e përfshin në Kushtetutë Konventën e Stambollit.

Për çka, miratimin e Konventës së Stambollit nga Kuvendi i Kosovës ka reaguar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett.

Ai ka thënë se miratimi i Konventës së Stambollit nga Kuvendi i Kosovës ka për qëllim “mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës dhe parandalimin, ndjekjen penale dhe eliminimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”.

“Miratimi unanim i Asamblesë së Kosovës të #Konventës së Stambollit përparon të drejtat e grave, kundërshton dhunën ndaj grave dhe demonstron edhe një herë # shtrirjen e Kosovës me vlerat Euro-Atlantike”, ka shkruar Kosnett.