Kosnett: Marrëveshja finale duhet të pranohet nga popujt, jo vetëm nga disa politikanë

E publikuar: 02/12/2019 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka dhënë një intervistë për Kohën Ditore, teksa ka vizituar sot ambientet e reja të Grupit Koha.

Në intervistën që botohet nesër në Koha Ditore, mes tjerash, ai ka folur për detyrat që e presin qeverinë e ardhshme.

Pse Kosnett e konsideron jo reale të flitet për qeverisje pa e pranuar realitetin politik të Listës Serbe?

Çfarë qasje duhet të aplikojë Kosova në dialog me Serbinë dhe deri kur duhet të mbërrihet marrëveshja?

Pse i quan “keqkuptime” zërat që thonë se Shtetet e Bashkuara aktivisht po e shtyjnë një ndryshim të madh të kufijve?

Cili është shpjegimi i tij për marrëveshjen finale dhe pse ajo duhet të jetë e pranueshme për popujt, e jo vetëm për disa politikanë?

Veç dialogut, Kosnett ka folur edhe për masat e paralajmëruara nga qeveria e ardhshme, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Diplomati amerikan u ka dhënë përgjigje edhe zërave që kërkojnë rishikimin e mandatit të Gjykatës Speciale.