Kosnett: Komuna e Vushtrrisë duhet të shërbej si model për transparencë dhe llogaridhënie

06.06.2019 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kosnett: Komuna e Vushtrrisë duhet të shërbej si model për transparencë dhe llogaridhënie

Pas inaugurimit të investimit të përbashkët të USAID-it dhe Komunës së Vushtrrisë në ristrukturimin dhe rimodelimin e Zyrës së prokurimit publik, me qëllim të rritjes së transparencës në prokurim publik, ambasadori amerikan,  Philip Kosnett, ka theksuar se kjo komunë duhet të shërbej si model edhe për komunat tjera sa i përket transparencës dhe luftës kundër korrupsionit.

“Komuna e Vushtrrisë është një shembull për të gjitha komunat e Kosovës, prandaj ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me këtë komunë edhe në të ardhmen. Janë pikërisht qytetarët ata që përfitojnë më së shumti kur ka një bashkëpunim të ngushtë mes komunës dhe shoqërisë civile, që është edhe çelësi i suksesit në Vushtrri”, ka deklaruar shefi i diplomacisë së SHBA-ve në Prishtinë i cili gjatë qëndrimit në Vushtrri ishte i shoqëruar edhe nga drejtoresha e USAID-it, Lisa Magno.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen që populli, ambasada e SHBA-ve dhe USAID-i i kanë dhënë Komunës së Vushtrrisë, me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në punën e saj. “Dua të falënderoj USAID-in dhe shoqërinë civile për vlerësimin e tyre, që Komuna e Vushtrrisë është ranguar Komuna e parë në Kosovë për sa i përket transparencës në prokurim publik, dhe tani ne duam që të ngrisim edhe më tej këtë standard që të shërbej model edhe për të tjerët”, ka deklaruar kryetari Tahiri.

USAID-i, përmes aktivitetit “Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse,” dhe Komuna e Vushtrrisë e bashkëfinancuan rinovimin e Zyrës së Prokurimit të Komunës, duke e pajisur komunën me pajisje për vlerësimin dhe hapjen e ofertave që i ndihmojnë komunës që t’i modernizojë dhe profesionalizojë këto procese kryesore të prokurimit dhe të ofrojë hapësirë adekuate për ta mundësuar një mjedis pune transparent gjatë procesit të hapjes dhe vlerësimit të ofertave.

Me instalimin e monitorëve televizivë në komunë, të gjithë qytetarët dhe komuniteti i biznesit në veçanti tani procedurat e hapjes së ofertave mund t’i shohin në kohë reale.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën