Kosnett gëzohet që u shkarkua Sylejman Selimi, pret të largohet edhe Remi nga Presidenca

E publikuar: 07/06/2019 17:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori Kosnett e sheh inkurajuese shkarkimin e Sylejman Selimit nga pozita e këshilltarit të Haradinajt ndërsa ka të njëjtat pritje edhe për Rrustem Mustafën që e këshillon Hashim Thaçin.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili këmbëngulte që Sylejman Selimi, si i dënuar për krime lufte, të shkarkohet nga pozita e këshilltarit të kryemistrit, Ramush Haradinaj.

Tash ai është i kënaqur që Selimi është larguar nga pozita që mbante në kabinetin e kryeministrit.

“Inkurajuese të shohësh disa individë të dënuar duke u larguar nga pozitat shtetërore – dhe kjo duhet të bëhet standard i Qeverisë”, ka shkruar ambasadori amerikan në Tëitter, transmeton Gazeta Express.

Ai po ashtu po gëzohet që po flitet edhe për shkarkimin e një këshilltari nga Zyra e Presidentit. Bëhet fjalë që Rrustem Mustafën që është i angazhuar si këshilltar i Hashim Thacin, ndërsa ka qenë i dënuar për krime lufte.

“I kënaqur të shoh mediat duke folur për një kriminel tjetër të luftës, i emëruar në detyrë. Shkarkimet do të vënë në pah respektimin e ligji”, ja shkruar Kosnett.

Selimi u shkarkua javën e kaluar pasi i kërkoi kryeministrit ta lironte nga detyra. Sipas Haradinajt, ai e kërkoi largimin për arsye personale.