Korrupsioni në FIFA, vijojnë akuzat mes Blatter dhe SHBA

E publikuar: 02/06/2015 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

FIFA tenton të bëjë transparencë. Institucioni më i lartë i futbollit botëror hedh dritë mbi një fakt interesant, duke deklaruar se është ish shefi i financës dhe ish krahu i djathtë i Sepp Blatter, Julio Grondona njeriu në qendër të skandalit për shkak të autorizimit të një pagese prej 10 milionë dollarësh. Grondona i cili ndërroi jetë vitin e shkuar në moshën 82-vjeçare ka qenë anëtar ekzekutiv i FIFA-s për 26 vjet, të cilin Blatter e konsideroi një mik të madh pas vdekjes. Në krahun tjetër, Departamenti Amerikan i Drejtësisë jep një variant tjetër duke e vënë theksin te një skandal korrupsioni në vitin 2008 me dy ish anëtarët Jack Warner e Chuck Blazer, të cilët kanë bërë një transferim prej 10 milionë dollarësh nga një bankë zviceriane në një bankë amerikane. “New York” times raporton se autoritetet federale besojnë se sekretari i përgjithshëm, Jerome Valcke ishte njeriu që urdhëroi transferimin e shumës, por nga FIFA këmbëngulin se ishte pikërisht Grondona njeriu në mes të kësaj çështjeje. Sipas amerikanëve, Warner dhe Blazer lobuan që botërori 2010 t’i caktohej Afrikës së Jugut për shkak të influencës që kishin mbi Konfederatën Afrikane dhe asaj të Amerikës së Veriut. Një tjetër emër në shënjestër është edhe ish shefi i federatës braziliane, Ricardo Teixeira i cili akuzohet për pastim parash me vlerë 120 milionë Euro. Ndaj tij ka nisur hetimet edhe prokuroria braziliane dhe pritet që shumë shpejt çështja të shkojë në gjykatë./supersport.al/