Korrja e të dhënave nga aplikacionet Android “jashtë kontrolli”

E publikuar: 23/10/2018 22:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Korrja e të dhënave nga aplikacionet mobile është jashtë kontrolli paralajmëruan hulumtuesit e Universitetit të Oksfordit.


Pothuajse 90% e aplikacioneve të Google Play ndajnë të dhënat me kompaninë mëmë të Google Alphabet raportoi Financial Times.

Google tha se politikat e saj për mënyrën e përdorimit të të dhënave janë të qarta dhe se hulumtimi ka keqinterpretuar disa prej funksioneve të aplikacioneve.


Nëse një aplikacion shkel politikat tona, ne veprojmë menjëherë,” tha gjigandi online.

Shumica e aplikacioneve falas gjurmojnë aktivitetin tonë në shërbime të ndryshme dixhitale dhe kompanitë kështu ndërtojnë profile të detajuara për personat që përdorin aplikacionin.

Këto të dhëna janë mosha, gjinia, vendodhja dhe informacioni për aplikacionet e tjera në telefon.

Të dhënat më pas përdoren për një numër qëllimesh si reklamim apo edhe shënjestrim me mesazhe politike.

Të ardhurat nga reklamimi online arrijnë në 59 miliardë dollarë vetëm në SHBA.

Hulumtuesit arritën në përfundimin se 88% e aplikacioneve falas në Google Play ndanin informacionin me firmat e Alphabet.

43% e aplikacioneve ndanin të dhëna me Facebook, Twitter, Verizon, Microsoft dhe Amazon.

Google u shpreh se ishte kundër metodologjisë së studimit. /PCWorld Albanian