Koronavirusi vret pastorin që thoshte se “Zoti është më i madh se sëmundja e tmerrshme”

E publikuar: 13/04/2020 22:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Peshkopi amerikan Gerald Glenn ka vdekur tre ditë pas testimit pozitiv me Covid-19 pasi kohët e fundit kishte predikuar me një audiencë në kishën Evangjeliste të Richmond, Virginia, SHBA.

Një pastor që pretendonte se “Zoti është më i madh se sëmundja e tmerrshme” ka vdekur tre ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirusin, njoftoi bija e tij Mar-Gerie Crawley.
Pastor Glenn kishte predikuar në kishën e Richmond, vetëm një ditë para se shteti i Virginia të ndalonte grumbullimet e shumë se dhjetë njerëzve.

Bija e tij tha për mediat se nuk ishte e pazakontë që ai të kishte temperaturë, por në fundjavë gjendja e tij u përkeqësua dhe u vendos në një ventilator frymëmarrjeje.

“Ata i bënë testim e Covid-19 dhe doli pozitiv, kur vjen të njerëzit e tu atëherë sëmundja bëhet e vërtetë. I lutem njerëzve të kuptojnë ashpërsinë e kësaj sëmundjeje, sepse shumë thonë ‘jo, kjo nuk ka të bëjë me ne’”, tha zonja Crawley.

/Top Channel/