Koronavirusi vë në sprovë institucionet për vitin e ardhshëm shkollor në Maqedoninë e V.

02.05.2020 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Koronavirusi vë në sprovë institucionet për vitin e ardhshëm shkollor në Maqedoninë e V.

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut nuk do të kthehen në objekte shkollore deri në shtator. Për shkak të sëmundjes me COVID-19 dhe evitimin e infektimeve në shkolla, Qeveria me propozim të Ministrisë së Arsimit, ka vendosur që viti shkollor të përmbyllet me mësim online, më 10 qershor.

Por, duke marrë parasysh se shumë nxënës për arsye të ndryshme fare pak janë kyçur në mësimin përmes platformave të ndryshme të internetit, në opinion ka nisur që tani debati, nëse institucionet kanë ndërmarrë masa për mbarëvajtje më të mirë të mësimit online.

Nga Ministria e Arsimit thonë se me kohë do të dalin masa konkrete edhe për këtë çështje e cila siç thonë nuk ka mbetur anash, por se për momentin preokupim është mbyllja e vitit aktual shkollor, regjistrimet e reja dhe matura shtetërore për të cilën është vendosur që të anulohet.

“Në këtë mënyrë ne dëshirojmë tu ndihmojmë të gjithëve që të largojnë stresin nga përgatitja për dhënien e provimit të fundit të shkollës së mesme në rrethana të gjendjes së jashtëzakonshme duke u mundësuar që të vazhdojmë me mësimin në nivel akademik. Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kthehen në bankat shkollore deri në fund të vitit shkollor”, ka deklaruar ministri i Arsimit, Arbër Ademi.

Çështja se si do të zhvillohet mësimi në vitin e ri shkollor është ngritur edhe nga ekspertët e mjekësisë të cilët nuk e përjashtojnë mundësinë për valën e re të koronavisurit në vjeshtë.

“Ne duhet të jemi gati për vitin e ardhshëm shkollor, pra në periudhën në vijim të vendosim se si mund të zhvillohet mësimi në rrethana të reja, më të përshtatshme dhe efikase për nxënësit. Nëse vendosim për kthim në shkolla, kjo nuk duhet të bëhet si më parë, me numër të madh të nxënësve në klasa, dhe jo vetëm në klasa, por duhet të kemi kujdes edhe në çështjen e transportit që të mos ketë dyndje nëpër autobus, sikur nuk duhet të ketë numër të madh njerëzve nëpër institucione, fabrika apo restorante”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke transmetuar opinionet e ekspertëve të mjekësisë.

Viti shkollor nga shtëpia apo përmes internetit, sipas ish-ministrit të Arsimit, Sulejman Rushiti, ka treguar dobësi të shumta në funksionimin e tij, përgatitjen jo të duhur të mësimdhënësve shumë prej të cilëve kanë pasur vështirësi të shumta për të realizuar mësim online.

Një problem tjetër sipas Rushitit, është edhe mungesa e pajisjeve për nxënësit, qoftë të pamundësive financiare apo mospasjes së internetit.

“Sigurisht që shteti do të duhet të përgatitet që të gjithë atyre që nuk kanë qasje apo mjete për të ndjekur mësimin online tu mundësohet një gjë e tillë. Qeveria duhet që gjatë verës të bëjë një statistikë me komuna dhe shkollat për të parë se sa është numri i nxënësve që nuk mund të kenë qasje në internet, që të gjithë të kenë këtë mundësi”, thotë Rushiti.

Ish-Ministri i Arsimit, thotë se me rëndësi të madhe është që periudhën në vazhdim institucionet të shfrytëzojnë në maksimum, për pajisjen e shkollave me internet dhe mjete të domosdoshme për vijimin e mësimit nga distanca, e në veçanti trajnimin e mësimdhënësve.

“Procesi i trajnimit duhet të shkoj paralel me procesin e furnizimit të nxënësve që nuk kanë qasje. Këtu duhet të shihet edhe dimensioni tjetër ai i shfrytëzimit të përvojat të vendeve tjera, por edhe nga shkolla të vendit që mund të kenë qenë më të suksesshme në këtë proces. Është një çështje që nuk duhet pritur por të bëhet sa më shpejt”, thotë ish Ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti.

Për dallim nga arsimi fillor dhe i mesëm, mësimi në arsimin e lartë është zhvilluar me më pak probleme, në veçanti në drejtimet ku nuk ka punë praktike, por në ato degë ku praktika është e domosdoshme si në shkencat mjekësore e të tjera, mësimi dhe provimet janë shtyrë për më vonë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Skenarët e mundshëm të krizës

Skenarët e mundshëm të krizës

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” kalon te Real Madrid

Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” kalon te Real Madrid

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Miftaraj për InfoSot: Masa e përkohshme nuk e vërteton nëse dekreti i Presidentit është i bazuar në Kushtetutë

Miftaraj për InfoSot: Masa e përkohshme nuk e vërteton nëse dekreti i Presidentit është i bazuar në Kushtetutë

Kancelarja gjermane jep lajmin e mirë: Vaksina të jetë për të gjithë, Gjermania do ta marr përsipër

Kancelarja gjermane jep lajmin e mirë: Vaksina të jetë për të gjithë, Gjermania do ta marr përsipër

Kim Jong Un i qeshur dhe pa maskë, shfaqet pas 21 ditësh mungesë

Kim Jong Un i qeshur dhe pa maskë, shfaqet pas 21 ditësh mungesë

Lul Raka:  A mund të preket përsëri nga COVID-19 një pacient i shëruar?

Lul Raka: A mund të preket përsëri nga COVID-19 një pacient i shëruar?

PDK: Letra e dërguar Gjykatës Kushtetuese prej kryeministrit të shkarkuar Kurti, është një shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve

PDK: Letra e dërguar Gjykatës Kushtetuese prej kryeministrit të shkarkuar Kurti, është një shkelje e parimit të ndarjes së pushteteve

Asociacioni i Komunave të Kosovës: Të lejohet mbajtja e mbledhjeve të kuvendeve komunale

Asociacioni i Komunave të Kosovës: Të lejohet mbajtja e mbledhjeve të kuvendeve komunale