Koronavirusi/ Shumë shpejt do të arrihet shifra e 1 milion të…

31.03.2020 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Koronavirusi/ Shumë shpejt do të arrihet shifra e 1 milion të…

Brenda javës, në botë do të ketë mbi 1 milionë të infektuar nga koronavirusi. Sipas të dhënave të universitetit John Hopkins, janë më shumë se 800 mijë rastet e konfirmuara të koronavirusit në glob ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 38 mijë. SHBA është vendi me numrin më të madh të rasteve, 164610, ndjekur nga Italia dhe Spanja. Dhe pikërisht SHBA thotë se mund të ketë një valë të dytë të koronavirusit në vjeshtë.

“Shpresojmë që kjo të mos ndodhë”, – ka thënë presidenti Donald Trump, “Por nëse ndodh, ne jemi gati. Për sa i takon të shëruarave, sipas john Hopkins, janë 166768. Me ritmin aktual të rritjes, në mes të kësaj jave, mund të pritet që rastet e koronavirusit mund të kapërcejnë një milionë raste në nivel global. Kjo sipas ekspertëve të OBSH duke iu referuar shifrave të fundit të publikuara dhe që tregojnë një tendencë për përshpejtim.

Në Spanjë, është shënuar një tjetër rekord për sa i takon viktimave. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 849 viktima të reja, duke e çuar bilancin në 8189. Infektimet në total janë 94417, 6461 më shumë në krahasim me një ditë më parë.

Ndërkohë edhe Britania e Madhe, sjell një bilanc shqetësues me 393 viktima në 24 orët e shkuara, shifra më e lartë ditore kjo deri më tani. Në Totak, 1801 persona kanë humbur jetën deri më tani në të gjithë Britaninë, mes të cilëve, 367 në Angli, 13 në Skoci, shtatë në Uells dhe gjashtë në Ireland e veriut.

Në belgjikë, në 24 orë, janë regjistruar 98 viktima dhe 94 të tjerë ishin ndarë nga jeta një ditë më parë duke e çuar totalin në 705. Në total, vendi ka 12775 raste të reja të konfirmuara.

Edhe Russia ka regjistruar 500 raste të reja me CoVid 19, në 24 orët e fundit dhe bilanci total i të prekurve ka shkuar në 2337.

Një 74 vjeçar në Turqi ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit pasi kishte mundur të arratisej nga spitali në të cilin ishte shtruar. Sipas mediave lokale, ai ishte gjetur në shtëpinë e tij nga autoritetet por sapo ishte kthyer në spital, kishte humbur jetën.

Holanda ka kapërcyer shifrën e 1 mijë viktimave dhe në total, vendet e ulëta kanë 1039 viktima dhe 12595 të prekur./tch/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Data e zgjedhjeve, peng i pandemisë në Maqedoninë e Veriut

Data e zgjedhjeve, peng i pandemisë në Maqedoninë e Veriut

Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Skenarët e mundshëm të krizës

Skenarët e mundshëm të krizës

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” kalon te Real Madrid

Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” kalon te Real Madrid

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje